Shqeto me mish qingji

Video

shqteto

500 gr mish qingji
50 gr gjalpë
300 ml qumësht
2 lugë miell
1 vezë
½ limon
1 tufë majdanoz
Kripë
Piper I zi

Skuqim mishin, hedhim kripë dhe ujë, e lëmë të ziejë derisa mishi të shkëputet nga kocka. Hedhim miellin te qumështi , e përziejmë dhe e hedhim te mishi. E lëmë të ziejë 5-10 minuta, hedhim piper dhe majdanoz. Rrahim vezën me limonin, e heqim nga nxehtësia mishin dhe hedhim gradualisht lëng te veza derisa të mos pritet. E shërbejmë me gjalpë të skuqur dhe majdanoz.