Tave kosi

Video

TAVEKOSI

Përbërësit për 4 persona:
1 kg mish qengji
1 lt kos
4 vezë
50 gr miell
50 gr oriz
100 gr gjalpë
Kripë, piper
500 ml ujë

Përgatitja:
Presim mishin në copa dhe e marinojmë me kripë dhe piper. E kalojmë në një enë për ta skuqur me gjalpë. Shtojmë ujin dhe e vëmë të ziejë përgjysmë. E heqim nga zjarri.
Në një tjetër enë rrahim katër vezë dhe shtojmë më pas kosin. Po aty hedhim edhe orizin dhe lëngun e mishit.
Në një tavë vendosim copat e mishit dhe hedhim gjithë përzierjen që përgatitëm. E lëmë të piqet deri sat ë marrë ngjyrë të kuqërremtë në sipërfaqe.