Operator kamere për në studio dhe për në terren

 

Emërtimi i pozicionit: Operator kamere për në studio dhe për në terren

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të bashkëpunojë me regjisorin për të përcaktuar të gjitha aspektet e planeve;
  • Të japin zgjidhje praktike dhe krijuese për planifikimin e skenës dhe planeve;
  • Të zgjedhin, të montojnë dhe pozicionojnë pajisjet (kamera, stativ, lente etj.);
  • Të përgatisin kameran dhe këndet e provës ose lëvizjet e kamerave;
  • Të xhirojë me cilësi dhe sipas standardit të kërkuar nga regjisori;
  • Të xhirojë nga një pozicion fiks ose në lëvizje me cilësi;
  • Të mirëmbajë dhe karikojë mjetet e punës sipas nevojës (kamera, bateri, lente etj).

 

Eksperienca profesionale: Mbi 5 vite eksperiencë si operator kamere

 

Aftësi profesionale:

  • Të ketë njohuri të aparateve Lumix, Canon dhe Sony;
  • Të jetë i përkushtuar;
  • Të jetë i qetë dhe të komunikueshëm;
  • Të jetë bashkëpunues me kolegët.

 

 

Të gjitha CV-të tuaja mund t’i dërgoni në adresën e e-mailit hr@tring.tv.
Vetëm kandidatët të cilët i përmbushin kriteret do të kontaktohen.