Operator magazine

Departmenti:                Financës

I raporton:                    Drejtorit Financës

Autorizimi:                   Bordi Drejtues                                       Data:  11/12/2018

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Analizon gamën e artikuve që disponon magazina dhe i grupon ato sipas kritereve të njohjes në kontabilitet
  • Analizon sitemin e organizimit fizik te magazines dhe vendndodhjen e artikuve si edhe rekomandon permiresime kete sistem.
  • Ndjek dorëzimin në kohë të dokumentacionit te magazines kryesore, hyrje-dalje në periudha të përcaktuara tek deprartamenti i finances.
  • Kontrollon plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, sipas procedurave të kompanisë, për cdo levizje te produkteve.
  • Kryen rakordim me pikat e shitjes në mënyre periodike, dhe bën dokumentim të akt rakordimeve në dosjen përkatëse
  • Përgatit dhe paraqit pasqyra të lidhura me artikujt,  levizshmerine dhe kostot e tyre
  • Ndjek dorëzimin në kohë të dokumentave të magazinës kryesore, hyrje-dalje në periudha të përcaktuara në lidhje me pajisje/modema të instaluar tek klientët sipas lidhjeve te realizuara
  • Rregjistron dhe ndjek sistemimin e dokumentacionit të magazinës te pergatura nga magazinieri pergjegjes per levizjen e artikujve.
  • Rakordon në mënyre periodike me personin përgjegjës të magazinës dhe rregjistrin që ai mban.
  • Merr pjesë në procesin e inventarizimit të të gjitha magazinave dhe raporton diferencat tek departamenti i finances.

Kualifikim Profesional:             Arsim i mesëm ose i larte ekonomik, dega Finance ose Administrim Biznesi;

Ekperienca Profesionale:         Nuk nevojitet eksperience pune edhe pse, cdo ekpserience do ishte anvatazh per kandiatin;

Aftësi dhe Cilesi:         

  • Përdorues i mirë i paketës Microsoft në përgjithësi dhe excel në vecanti
  • Aftësi shumë të mira organizuese, komunikuese dhe ndërpersonale;
  • I aftë të organizojë punën duke përmbushur afatet;
  • Të jetë i zhdërvjellët dhe me iniciativë;
  • Aftesi për të përpunuar informacionin përmes sistemit të regjistrave.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
  • I gatshëm për të punuar në grup

Shënim: Përvec detyrave të përditshme të renditura në këtë përshkrim pune, punonjësi duhet të kryejë detyra shtesë qe i ngarkohen (për raste të vecanta) nga drejtuesi i departamentit në përputhje me rolin e punonjësit.