A vjen me pas dashuria? - Episodet 116-117-118

Aishja kërkon të mësojë nëse Keremi dhe Xhejda kanë pasur marrëdhënie intime dhe Gonxha ngarkon Vollkanin që të zbulojë të vërtetën. Aishja vë bast me Keremin se do të shesë në internet 10 artikuj të ateliesë brenda një dite. Vollkani dhe Gonxha do të kalojnë festën e të dashuruarve në një vilë malore, por Vollkani fton Keremin fshehurazi Gonxhës, kurse Gonxha fton Aishen. Rizai s’pranon kurrsesi të festojë 14 shkurtin.
Pas bisedës me Busen, Rizait i zbutet zemra dhe vendos t’i plotësojë dëshirën Nazmies për kremtimin e ditës së të dashuruarve pikërisht në kafenenë e tij. Fejza zhgënjehet kur zbulon që koleksionin e filmave nuk ia ka dhuruar Atila. Keremi përgëzon Aishen para gjithë punonjësve. Tre çiftet përfundojnë në vilën malore, por një i moshuar i fshatit i paralajmëron se shtëpia është e mallkuar dhe në të endet fantazma e një nuseje.
Fejza kupton që Erkuti është i dashuruar marrëzisht me të dhe kërcen me të në festën e 14 shkurtit. Mes Omerit dhe Keremit krijohet një situatë e nderë në vilën e fshatit. Të gjithë tmerrohen kur në vilë ndodhin gjëra të pazakonta dhe Aishja gjen letrën e nuses që vdiq në atë shtëpi. Xhejda tregon se dhjetë artikujt on line i ka blerë Keremi për t’i dhënë zemër Aishes.

Të gjithë episodet e "A vjen me pas dashuria?"

Gjatë një mbledhje me drejtuesit e firmës Keremi tregon për ...më shumë

Hylja do t’i kërkojë Sametit të divorcohen. Aishja ndihet përherë ...më shumë

Melahati tronditet thellë kur mëson nga Rizai se Aishja është ...më shumë

Një incident do ta detyrojë Aishen të kalojë natën me ...më shumë

Xhejda fillon përgatitjet për martesën e saj me Keremin. Aishja ...më shumë

Xhejda dhe Aishja vihen në garë që të fitojnë vëmendjen ...më shumë

Selimi do të gënjejë i shtyrë nga Nexhdeti. Me shpresën ...më shumë

Xhejda i tregon Jeldës se është lidhur me Keremin dhe ...më shumë