A vjen me pas dashuria? - Episodet 56-57-58

Keremi mëson se babai i tij ka tërhequr një shumë të madhe nga llogaria e firmës për të blerë një kalë. Xhejda e mëson këtë fakt dhe vendos ta përdorë për interesat e saj. Gjatë një darke pune, Xhejda ndërron etiketat e koktejeve dhe Aisja pi pa e kuptuar koktej me alkool. Nën efektin e pijes ajo afrohet shumë me Keremin dhe fle në krahët e tij. Vollkani mundohet të shpëtojë nga vardisja e Hazallit. Pa dashje ai i tregon Jeldës se Muhsini ka menduar të divorcohet prej saj.
Keremi është në mëdyshje të firmosë apo jo divorcin. Xhejda i ushtron presion Aishes që të nënshkruajë divorcin dhe provokon Keremin që edhe ai të bëjë të njëjtën gjë. Ky i fundit i telefonon avokates dhe flirton me të në prani të Aishes. Aishja ndihet e fyer.
Erkuti e sjell Fejzan në shtëpinë e tij për çështje pune, por familja e tij dyshon se ai e ka të dashur. Me këshillën e Vollkanit, Keremi vendos ta bëjë xheloze Aishen, por planet prishen pasi Sameti vjen i shqetësuar në shtëpinë e tyre. Ai druhet se prindërit e tij Muhsini dhe Jelda do të ndahen. Rifati vendos ta dëfrejë Muhsinin dhe sjell në tryezën e tyre një tufë vajzash të reja.

Të gjithë episodet e "A vjen me pas dashuria?"

Gjatë një mbledhje me drejtuesit e firmës Keremi tregon për ...më shumë

Hylja do t’i kërkojë Sametit të divorcohen. Aishja ndihet përherë ...më shumë

Melahati tronditet thellë kur mëson nga Rizai se Aishja është ...më shumë

Një incident do ta detyrojë Aishen të kalojë natën me ...më shumë

Xhejda fillon përgatitjet për martesën e saj me Keremin. Aishja ...më shumë

Xhejda dhe Aishja vihen në garë që të fitojnë vëmendjen ...më shumë

Selimi do të gënjejë i shtyrë nga Nexhdeti. Me shpresën ...më shumë

Xhejda i tregon Jeldës se është lidhur me Keremin dhe ...më shumë