A vjen me pas dashuria? - Episodet 61-62-63

Gjykatësja i kërkon çiftit një raport nga këshilltari i martesës para se të vendosë
për divorcin. Rasimi i dërgon me postë Muhsinit mjellmën prej letre që Keremi la në shtëpizën e fshatit. Jelda duket e vendosur në qëndrimin e saj për divorcin
pavarësisht përpjekjeve të Muhsinit për të zbutur situatën. Muhsini zbulon
rastësisht një letër dashurie drejtuar Jeldës dy javë para martesës me të dhe i
kërkon llogari të shoqes.
Nazmia bën gjithçka për të lidhur Erkutin me Sanijen nga lagjja e tyre pasi i druhet lidhjes së mundshme të tij me Fejzan. Vollkani detyrohet t’ia mbathë nga shtëpia për t’i shpëtuar Hazallit, të cilën e kyç brenda. Aishja nuk gjen guximin t’i thotë Keremit arsyen e vërtetë për firmosjen e shpejtë të divorcit. Aishe dehet dhe Keremi e shoqëron për në shtëpi.
Ende e dehur Aishja i sugjeron Keremit t’i thotë këshilltares së çiftit që ajo u
martua me Keremin për hir të parave. Keremi e ka shumë të vështirë t’i tregojë
Aishes se ai është djali që e ka puthur i pari në vogëli. Gonxha e kërcënon Hazallin që ta lërë të qetë Vollkanin. Refuzimi i prerë i Jeldës për të treguar të vërtetën për letrën e dyshimtë, e mërzit edhe më shumë Keremin ndaj ai fillon të hetojë për të kaluarën e së ëmës. Përpjekjet e Nazmies për ta martuar Erkutin me Sanijen, shkojnë kot.

Të gjithë episodet e "A vjen me pas dashuria?"

Gjatë një mbledhje me drejtuesit e firmës Keremi tregon për ...më shumë

Hylja do t’i kërkojë Sametit të divorcohen. Aishja ndihet përherë ...më shumë

Melahati tronditet thellë kur mëson nga Rizai se Aishja është ...më shumë

Një incident do ta detyrojë Aishen të kalojë natën me ...më shumë

Xhejda fillon përgatitjet për martesën e saj me Keremin. Aishja ...më shumë

Xhejda dhe Aishja vihen në garë që të fitojnë vëmendjen ...më shumë

Selimi do të gënjejë i shtyrë nga Nexhdeti. Me shpresën ...më shumë

Xhejda i tregon Jeldës se është lidhur me Keremin dhe ...më shumë