Dashuri e pafund - Episodi 100-101-102

Asuja tashmë ka shumë frikë nga Emiri dhe këtë nuk arrin ta fshehë. Tarëku i propozon Banusë të martohen, por ajo e ka të vështirë ta pranojë. Emiri urdhëron Tarëkun që të ndjekë Tufanin pasi dyshon sërish tek ai. Fehimeja zbulon se e bija ka ikur nga shtëpia e të shoqit.
Asuja dhe Tufani vendosin të bashkëpunojnë me Kemalin në lidhje me çështjen e Emirit dhe t’i japin atij provat që kanë në dorë. Zejnepja kërkon divorcin nga Ozani me arsyen se nuk jeton dot në shtëpinë e tij. Prindërit e Tarëkut janë kundër martesës së këtij të fundit. A do të guxojë ai të veprojë kundër dëshirës së prindërve?
Nihani organizon evenimentin e saj në të cilin marrin pjesë të gjithë. Madje edhe Zejnepja vjen në mënyrë që të mos mendojnë se ajo është ndarë nga Ozani. Gjatë festës, Asusë i ngarkohet një detyrë nga xhaxhai i saj për të vjedhur një dokument, ndërkohë që Emiri drejtohet drejt saj me disa fotografi në dorë. Çfarë fshihet mes të dyve? Policia vjen në festë dhe arreston Emirin dhe Ozanin për vrasjen e kryer pesë vjet më parë.

Të gjithë episodet e "Dashuri e pafund"

Nata e parë e martesës për Nihanin dhe Kemalin do ...më shumë

Nihani është e dëshpëruar që po qëndron larg së bijës, ...më shumë

Kurth pas kurthi, intrigë pas intrige, si do të arrijë ...më shumë

Gjakrat ndizen në shtëpinë e Emirit, sidomos kur ky i ...më shumë

Ditë të bukura po vijnë për Kemalin dhe Nihanin, që ...më shumë

Asunë do ta kthejnë sërish në psikiatri, por këtë herë ...më shumë

Kë ka ardhur të arrestojë policia në shtëpinë e Kemalit? ...më shumë

Kush do ta shpëtojë Kemalin nga flakët që po përpijnë ...më shumë