Dashuri e pafund - Episodi 170-171-172

Edhe pse të rrethuar nga forcat e policisë, Kemali dhe Emiri kërcënojnë njëri-tjetrin haptazi. Pasi ka zbuluar se i kanë marrë Denizën, Emiri përpiqet t’i vërë flakën shtëpisë së prindërve të Kemalit. Krenaria e tij më në fund mposhtet, Emiri është i shkatërruar për largimin e Denizës.

Pasi hetojnë të gjithë personat e afërt me ta, Kemali dhe Ajhani arrijnë në përfundimin se Asuja është personi që ndikoi në dështimin e planit të tyre. Tarëku do të kapë spiunen e vërtetë me çipin gjurmues në dorë.A do të arrijë Nihani t’i bëjë ballë mallit që ka për të bijën apo do ta takojë duke nxjerrë gjithë të vërtetën në shesh?

Kemali duket se po shijon ditët më të bukura me të bijën. Vildania do të ndërrojë ilaçet e Emirit ndërkohë që ai është në gjumë, por cili është qëllimi i saj? Policia vihet në ndjekje të vajzës së vogël bashkë me Emirin, por a do të arrijë ky i fundit ta marrë sërish në krahë të voglën?

Të gjithë episodet e "Dashuri e pafund"

Nata e parë e martesës për Nihanin dhe Kemalin do ...më shumë

Nihani është e dëshpëruar që po qëndron larg së bijës, ...më shumë

Kurth pas kurthi, intrigë pas intrige, si do të arrijë ...më shumë

Gjakrat ndizen në shtëpinë e Emirit, sidomos kur ky i ...më shumë

Ditë të bukura po vijnë për Kemalin dhe Nihanin, që ...më shumë

Asunë do ta kthejnë sërish në psikiatri, por këtë herë ...më shumë

Kë ka ardhur të arrestojë policia në shtëpinë e Kemalit? ...më shumë

Kush do ta shpëtojë Kemalin nga flakët që po përpijnë ...më shumë