Dashuri e pafund - Episodi 70-71-72

Kemali arrin të gjejë emrin e shërbyeses së mamasë së Emirit, e cila ka qenë dëshmitare në momentin e vetëvrasjes. Ajo fsheh diçka që vlen të zbulohet. Zejnepja dëgjon Onderin teksa i thotë Lejlës se nuk mund të jetojë pa të. A do ta rrëfejë ajo këtë sekret?

Kemali ka vendosur të lëndojë armikun e tij më të madh me armët e tij. Nuk është vetëm nata e vrasjes së vajzës i vetmi sekret për t’u zgjidhur. Është edhe e kaluara e errët e Emirit për të cilën Kemali dhe Zehiri hetojnë për të gjetur detaje mbi natën e vrasjes së mamasë së Emirit. Emiri mendon se ka përulur Kemalin, por pasi ky i fundit ia thotë në fytyrë të vërtetën që ka zbuluar rreth familjes së tij, të dy armiqtë e përbetuar vazhdojnë me hakmarrjen e tyre. Në mbledhjen e fundit të bordit, Hakiu i lajmëron të gjithë se do t’ia dhurojë aksionet e kompanisë dikujt tjetër. A do të përfitojë Kemali?

Të gjithë episodet e "Dashuri e pafund"

Nata e parë e martesës për Nihanin dhe Kemalin do ...më shumë

Nihani është e dëshpëruar që po qëndron larg së bijës, ...më shumë

Kurth pas kurthi, intrigë pas intrige, si do të arrijë ...më shumë

Gjakrat ndizen në shtëpinë e Emirit, sidomos kur ky i ...më shumë

Ditë të bukura po vijnë për Kemalin dhe Nihanin, që ...më shumë

Asunë do ta kthejnë sërish në psikiatri, por këtë herë ...më shumë

Kë ka ardhur të arrestojë policia në shtëpinë e Kemalit? ...më shumë

Kush do ta shpëtojë Kemalin nga flakët që po përpijnë ...më shumë