Halka - Episodet 34-35-36

Në një rikthim në ngjarjet e tre viteve më parë, mësojmë se Humeira i ka telefonuar Xhihangirit për t’i thënë të vërtetën mbi babanë e tij. Xhengizi vendos t’i ndëshkojë Kanin me burg dhe Xhihangirin me trajtim mjekësor në një klinikë. Tre vjet më pas, Xhengizi e detyron Humeirën të zgjedhë se cili nga tre djemtë do të dalë i gjallë nga klinika. Alltani luan me durimin e Baharit dhe i shtie në kokë dyshimin se i ati mund të ketë qenë punonjës i dikurshëm i Halkas. Ilhani i lutet Iskenderit dhe Terziut ta ndihmojnë të nxjerrë Xhihangirin nga klinika por ata refuzojnë. Humeira vendos të vrasë Xhengizin.

Xhemali bisedon me Alltanin i cili pranon të bashkëpunojë në operacionin kundër Halkas. Ilhani organizon sulmin për shpëtimin e të birit, Xhihangirit. Ndërkohë tre djemtë arrijnë të çlirohen vetë përpara se të fillojnë trajtimin mjekësor. Alltani, Xhemali, Bahari shkojnë në vendin e takimit me përfaqësuesin e Halkas.

Që ta mbajë Humeirën nën kontroll, Xhengizi takon Kanin dhe Xhihangirin dhe shtiret si një i njohuri i vjetër i saj. Në vendtakimin ku Alltani duhet të takohet me njeriun e Halkas, vjen Terziu i cili e ekzekuton. Operacioni i Xhemalit dështon sërish. Çagataji ka vendosur ta heqë qafe njëherë e mirë të atin dhe të marrë frenat e Halkës ndaj kërkon ndihmën e Kanit dhe Xhihangirit. Dy djemtë kuptojnë që i njohuri i vjetër i Humeierës është në të vërtetë kreu i Halkës Xhengiz Kani. Çagataji arrin ta vrasë të atin

Të gjithë episodet e "Halka"

Çagataji i ngre pritë Iskenderit dhe Myzhdesë. Xhihangiri përballet me ...më shumë

Pasi vret Iskenderin në port, Xhihangiri vendos të arratiset. Policia ...më shumë

Altemuri vendos të mënjanojë Çagatajin dhe t’ia japë detyrat e ...më shumë

Gylaj i kërkon shpjegime Ilhanit për të kaluarën. Faruk Erdemi ...më shumë

Xhemali i kërkon Hymeirës të shkruajë një deklaratë me shkrim ...më shumë

Xhengizi detyron Kanin që të vrasë djalin e tij, Çagatajin, ...më shumë

Në një rikthim në ngjarjet e tre viteve më parë, ...më shumë

Xhihangiri s’u beson syve kur futet në shtëpinë e gjelbër. ...më shumë