Halka - Episodet 55-56-57

Çagataji i ngre pritë Iskenderit dhe Myzhdesë. Xhihangiri përballet me Kanin. I zhgënjyer thellë Xhihangiri i thotë hapur Kanit që s’i beson më. Ndërkohë që Çagataji mban të lidhur Iskenderin në pritje të Altemurit, Kani hyn vjedhurazi në shtëpinë e gjelbër dhe gjen zarfin me rrëfimin e Humeirës. Ai mëson të vërtetën për prejardhjen e tij dhe kupton që është i biri i Xhengiz Kanit dhe se e ëma e ka gënjyer gjithë jetën.
Altemuri thërret në takim të gjithë anëtarët e Halkës dhe i ekzekuton në prani të Çagatajit dhe të Vekilharxhit. Vrasësit e Altemurit do të shkojnë në shtëpinë e Humeirës për ta vrarë. Kani dhe Xhihangiri përgatiten që të shkatërrojnë dhomën e sekreteve të Halkës, por askush s’e di që Vekilharxhi i kërcënuar me jetë nga Altemuri, u ka ngritur atyre kurth.
Para nisjes, të dy djemtë pajtohen me prindërit e tyre pasi kuptojnë se që të gjithë janë thjesht viktima të manovrave të Halkas. Në dhomën e sekreteve do të përpiqet të futet edhe Çagataji. Të gjithë kuptojnë se Altemuri kishte planifikuar që në fillim t’i vriste në vilën e fshatit ndërsa djemtë do t’i mbyste me gaz në dhomën e sekreteve. Të fshehtat e dikurshme shfaqen hapur kur Altemuri pohon hapur të gjitha veprat e tij në prani të të gjithëve. Humeira mbetet e vdekur pasi kërkon të vrasë Altemurin. Si do të dalin djemtë nga dhoma?

Të gjithë episodet e "Halka"

Çagataji i ngre pritë Iskenderit dhe Myzhdesë. Xhihangiri përballet me ...më shumë

Pasi vret Iskenderin në port, Xhihangiri vendos të arratiset. Policia ...më shumë

Altemuri vendos të mënjanojë Çagatajin dhe t’ia japë detyrat e ...më shumë

Gylaj i kërkon shpjegime Ilhanit për të kaluarën. Faruk Erdemi ...më shumë

Xhemali i kërkon Hymeirës të shkruajë një deklaratë me shkrim ...më shumë

Xhengizi detyron Kanin që të vrasë djalin e tij, Çagatajin, ...më shumë

Në një rikthim në ngjarjet e tre viteve më parë, ...më shumë

Xhihangiri s’u beson syve kur futet në shtëpinë e gjelbër. ...më shumë