Më thirr nënë - Episodet 39-40-41

Të revoltuara nga lajmi tronditës që morën, Alevi, Damlla dhe Zejnepja do të shkojnë te shtëpia e Ozlemit për t’i kërkuar llogari. Aty do të përballen edhe me Mertin dhe Zejnepja do ta kuptojë që Merti i ka fshehur të vërtetën. Ndërkohë që Adnani do të denoncojë Ozlemin për rrëmbimin e Zejnepes dhe ajo do të shoqërohet në komisariat, dikush do të rrëmbejë Alian.

Adnani, duke ndjekur Ozlemin, do të zbulojë të vërtetën mbi rrëmbimin e vajzës së tyre dhe kjo do t’i japë fund një herë e përgjithmonë jo vetëm marrëdhënies me Ozlemin por do të përcaktojë edhe fatin e saj. Çfarë do të bëjë Ali Osmani dhe a do të arrijë ai të lirojë Alevin dhe Damllën nga paraburgimi?!

Zejnepja do të dëgjojë rastësisht që Alevi ka qenë 18 vjet në burg dhe në prani të të gjithëve ajo do të mësojë të vërtetën e madhe që fshihej pas gjithçkaje. Si do të reagojë ndaj Alevit dhe çfarë vendimi do të marrë ajo? Edhe Hasani mëson të vërtetën mbi historinë e Alevit dhe niset te Çetini për të vënë drejtësinë në vend. Si do të përfundojë historia e Alevit dhe Ali Osmanit?! A do të arrijë Zejnepja pas kaq shumë peripecive ta thërrasë Alevin “nënë”?!

Të gjithë episodet e "Më thirr nënë"

Të revoltuara nga lajmi tronditës që morën, Alevi, Damlla dhe ...më shumë

Merti përplaset ashpër me Saliun në shkollë pasi e sheh ...më shumë

Adnani pranon përpara Alevit se është i dashuruar me Damllën. ...më shumë

Ozlemi vazhdon taktikat e saj djallëzore duke përdorur Alian për ...më shumë

Alevi kalon çaste të bukura pranë Zejnepes, ndërkohë që përpiqet ...më shumë

Çetini shfrytëzon gjendjen e vështirë të Ozlemit për ta kërcënuar ...më shumë

Gjithkush vihet në lëvizje për të gjetur Zejnepen, e cila ...më shumë

Ali Osmani e mbështet Alevin dhe e inkurajon për të ...më shumë