Më thirr nënë - Episodi 13-14-15

Adnani shkon të takojë Alevin për ta ndihmuar, por ajo e fajëson për gjithçka ka ndodhur në të kaluarën dhe e refuzon ndihmën e tij. Ndërkohë Ali Osmanin e gërryen xhelozia kur i shikon të ulur së bashku. Alevi shkon për t’i kërkuar llogari Xhansusë, por si i justifikon ajo veprimet e saj dhe faktin që e ka prerë në besë? Alevi më në fund vendos të kthehet në shtëpi. Si do ta përjetojë takimin e shumëpritur me nënën e saj pas 18 vjetësh?

Adnani i thotë Zejnepes që është lidhur me Damllën dhe ajo fluturon nga gëzimi, megjithëse nuk e di të vërtetën. Nga ana tjetër Nexhmija sjell Alevin në shtëpi dhe kjo ngjarje do të tronditë të gjitha marrëdhëniet. Hasani del jashtë kontrollit dhe përpiqet ta dëbojë, por Alevi nuk ikën e vetme nga shtëpia. Kush do të largohet me të? Alia përfundon në spital pasi ka pirë ilaçet e Ozlemit duke menduar se ishin vitamina për flokët.

Pavarësisht përpjekjeve të Ozlemit, Adnani merr vesh të vërtetën se kush ia kishte dhënë Alias ilaçet. Kjo do ta shtyjë në një përballje të fortë me Ozlemin dhe do t’i kërkojë asaj që mos t’i afrohet më vajzës. Cili do të jetë vendimi ekstrem që merr Ozlemi në dëshpërim e sipër?! Alevi takohet me babanë dhe e akuzon atë për gjithçka ka ndodhur. E lodhur dhe e lënduar Alevi merr vendimin e madh që të flasë me Zejnepen. A do të arrijë Ali Osmani ta ndalojë?!

Të gjithë episodet e "Më thirr nënë"

Të revoltuara nga lajmi tronditës që morën, Alevi, Damlla dhe ...më shumë

Merti përplaset ashpër me Saliun në shkollë pasi e sheh ...më shumë

Adnani pranon përpara Alevit se është i dashuruar me Damllën. ...më shumë

Ozlemi vazhdon taktikat e saj djallëzore duke përdorur Alian për ...më shumë

Alevi kalon çaste të bukura pranë Zejnepes, ndërkohë që përpiqet ...më shumë

Çetini shfrytëzon gjendjen e vështirë të Ozlemit për ta kërcënuar ...më shumë

Gjithkush vihet në lëvizje për të gjetur Zejnepen, e cila ...më shumë

Ali Osmani e mbështet Alevin dhe e inkurajon për të ...më shumë