Nusja nga Stambolli - EPISODI 75-76-77

Fikreti po bën çmos për të fundosur Farukun duke ulur çmimin e aksioneve të kompanisë. Ipeku vazhdon të vuajë depresionin e pas lindjes dhe ngushëllohet në krahët e së ëmës. Syreja i ofron mbështetjen e saj Dilarës, e cila është gati të ndahet nga Ademi për shkak të dhunës që ai ushtroi.
Ademi, i dëshpëruar i kërkon falje Dilarës dhe i tregon se ka blerë një shtëpi enkas për ata të dy. Në familjen Boran pritet plot gëzim pinjollja më e vogël. Për ç’arsye shkon Syreja të vizitohet pa lajmëruar askënd?
Ipeku kërcënon Syrejanë që të mos i afrohet më së bijës. Osmani u tregon të gjithëve që ai po takohet me Burxhunë vajzën e avokat Garipit. Si do të jetë reagimi i Esmasë? Esmaja i çon në mëngjes Syrejasë të voglën që askush nuk ka arritur ta pushojë së qari dhe i thotë që është ajo që do të kujdeset për të. Çfarë plani ka Esma në mendjen e saj? Çfarë do të bëjë Ipeku pas vendimit të Esmasë?

Të gjithë episodet e "Nusja nga Stambolli"

Boranët kanë përparuar biznesin e tyre dhe gjithashtu kanë punuar ...më shumë

Gyneshi dhe Ademi janë të emocionuar për vizitën e parë ...më shumë

Esmaja i përgjërohet Syrejasë që kjo e fundit ta vrasë, ...më shumë

Të gjithë në oborr të lumtur e të gëzuar festojnë ...më shumë

Ademi përpiqet të gjejë Gyneshin me çdo kusht. Djemtë e ...më shumë

Nazifin e shpëtojnë nga zjarri, e çojnë në spital, por ...më shumë

Esmaja u lë trashëgiminë nuseve të saj, veprim që simbolizon ...më shumë

Faruku është më i lumtur se kurrë më parë dhe ...më shumë