Ribashkimi - Episodet 43-44-45

Operacioni del me sukses, por Xhihangiri nuk arrin të gjejë Kanin dhe është shumë i shqetësuar për të. Çagataji vendos ta marrë vetë Kanin. Bahari ndihet fajtore për atë që ka bërë. Do ta ndihmojë Çagataji Kanin që të mbijetojë?
Kani zgjohet dhe përballet me Alltanin. Por ai i lë të kuptojë se Çagataji nuk i di të gjitha për të dy ata. Ndërkohë Xhihangirit ka filluar t’i vijë kujtesa dhe përpiqet të kujtojë vëllanë e Çagatajit. Dikush do të hyjë në spital i veshur si mjek dhe do të vrasë Burunsuzin. Ademi arrin të shpëtojë Kanin. Çagataji po përpiqet t’i kthejë kujtesën Xhihangirit dhe e përball me Alltanin.
Çagataji kërcënon Xhihangirin me jetën e Kanit, por që të dy djemtë ia dalin të shpëtojnë. Kani i tregon inspektor Xhemalit që Alltan Demirozi është gjallë. Gylaji e detyron Nurtenin t’i jap diskun që Xhihangiri mban të fshehur në shtëpinë e tij. Ilhani dhe Gylaj shohin diskun ku shfaqet vrasja e Eren Karabullutit. Xhihangiri arrin të zbulojë filmimin që ka bërë përpara se t’i fshinin kujtesën

Të gjithë episodet e "Ribashkimi"

Azizi vendos të shkojë në fabrikën e vjetër të gjyshit ...më shumë

Azizi mëson për vdekjen e babait të tij. Në të ...më shumë

Tahsini përfundon në burg. Vila e Korkmazerëve tashmë është në ...më shumë

Ferideja rrezikon jetën dhe i shkon Tahsinit në shtëpi. Ajo ...më shumë

Abdullahu shkon në kompaninë Korkmazer për të marrë pikturën. Ku ...më shumë

Jallçëni shkon në shtëpinë e Feridesë dhe u kërkon të ...më shumë

Keremi shkon në shtëpinë e Bylentit dhe flasin për pikturën ...më shumë

Teksa Azizi përpiqet që të marrë paratë e nevojshme për ...më shumë