Ribashkimi - Episodet 60-61-62

Pasi pësoi infarkt në sfilatën e Feridesë, Faiku ka mbetur invalid. Ai vendos të rikthehet në dyqanin e tij ku rastësisht zbulon se nën dërrasat e dyshemesë fshihet diçka. Hasibeja bën një marrëveshje me Tahsinin për lirimin e të birit, Fëratit nga burgu. Nehiri befasohet kur shikon se Keremi kthehet në mjediset e reja të firmës. Tahsini i kërkon ortakut të tij Aliut të zhdukë të gjitha kopjet e një dosje fajësuese që atij do t’i kushtonin shtrenjtë.
Në mbledhjen e këshillit drejtues të firmës së Kormazerëve marrin pjesë Sulltana tashmë e shëruar, Ferideja, Keremi dhe Serpili e rimëkëmbur pas aksidentit. Sulltana mëson se pavarësisht dëshmisë së saj, Keremi ka ndihmuar në lirimin e Fëratit. Azizi është në koma pas helmit që piu dhe vuan makthe të njëpasnjëshme. Pas katër muajsh në koma, ai përmendet gjë që lumturon Feridenë dhe Sulltanën.
Azizi, edhe pse del nga koma, ka humbur kujtesën. Ferideja befasohet kur gjen Fëratin në shtëpi dhe çuditet akoma më shumë nga ftohtësia me të cilën e trajton i vëllai. Sulltana shkon të takojë Azizin në spital por s’e gjen atje. Nehiri përfiton nga amnezia e Azizit dhe ia mbush mendjen se ajo vetë është e fejuara e tij. Hasibeja kujton se ç’ka ndodhur në të shkuarën mes Faikut dhe Tahsinit. Në ceremoninë e rikthimit të Azizit në firmë, Nehiri jep lajmin e martesës së saj me Azizin.

Të gjithë episodet e "Ribashkimi"

Azizi vendos të shkojë në fabrikën e vjetër të gjyshit ...më shumë

Azizi mëson për vdekjen e babait të tij. Në të ...më shumë

Tahsini përfundon në burg. Vila e Korkmazerëve tashmë është në ...më shumë

Ferideja rrezikon jetën dhe i shkon Tahsinit në shtëpi. Ajo ...më shumë

Abdullahu shkon në kompaninë Korkmazer për të marrë pikturën. Ku ...më shumë

Jallçëni shkon në shtëpinë e Feridesë dhe u kërkon të ...më shumë

Keremi shkon në shtëpinë e Bylentit dhe flasin për pikturën ...më shumë

Teksa Azizi përpiqet që të marrë paratë e nevojshme për ...më shumë