Ribashkimi - Episodet 69-70-71

Azizi shikon se personi që rrëmbeu Feridenë është babai i tij. A do të përballet ai me të atin? Pas kërkesës së Tahsinit, Ferideja do të jetë e detyruar që të zgjedhë ose familjen ose dashurinë. Fërati bën çmos për ta shpëtuar familjen e tij nga Korkmazerët. Gylteni i tregon Azizit lidhur me të motrën dhe kërkesat e saj për të mbajtur pranë vetes rrobat dhe stolitë e nënës së saj. Çfarë kuptimi ka ëndrra e Azizit?!
Azizi i tregon Alltanit për orën e re. Çfarë fsheh ajo? Keremi i përmend Azizit varrin e Fëratit. Si do të jetë reagimi i tij? Azizi dhe Keremi mësojnë se Feridja ka sendet që u duhen. Aneta fillon të tregojë për të kaluarën, por a do të mund të bëjnë lidhjen të tjerët?
Damlla hyn në dhomën e Feridesë për të mësuar se çfarë fsheh në dollapin e saj sekret. A do t’ia arrijë qëllimit? Sulltana mëson për planet e Nehirit. Ky i fundit fillon të dyshojë tek Azizi, për këtë kërkon ndihmën e Tahsinit. Nexhmiu është një hap më pranë armikut të tij më të madh, nga i cili kërkon të marrë hakun e familjes. Alltani bën një plan për të mbledhur për darkë Azizin, Feridenë dhe Sulltanën në shtëpinë e tij pa dijeninë e tyre. Çfarë do të ndodhë në përballjen mes Azizit dhe Feridesë? A do ta mësojë Ferideja të vërtetën?

Të gjithë episodet e "Ribashkimi"

Azizi vendos të shkojë në fabrikën e vjetër të gjyshit ...më shumë

Azizi mëson për vdekjen e babait të tij. Në të ...më shumë

Tahsini përfundon në burg. Vila e Korkmazerëve tashmë është në ...më shumë

Ferideja rrezikon jetën dhe i shkon Tahsinit në shtëpi. Ajo ...më shumë

Abdullahu shkon në kompaninë Korkmazer për të marrë pikturën. Ku ...më shumë

Jallçëni shkon në shtëpinë e Feridesë dhe u kërkon të ...më shumë

Keremi shkon në shtëpinë e Bylentit dhe flasin për pikturën ...më shumë

Teksa Azizi përpiqet që të marrë paratë e nevojshme për ...më shumë