Stambolli i pamëshirshëm - Episodi 1-2-3

Seheri përballet me krushkën kur kjo e fundit prish fejesën dhe gjithçka arrin deri te kthimi i pajës. Ëndrra e Nerimanit për të shkuar në Stamboll është shumë e madhe, sidomos kur vjen një propozim për martesë. Aga Karaçaj vazhdon të ndihet fajtor për nipin e tij të sëmurë dhe që s’arriti dot ta mbronte pas vdekjes së vëllait. Seheri dhe Xhivani shkojnë të marrin Xhemrenë në një lokal nate ku vajza këndonte. Për të arritur qëllimin e saj, Nerimani mbledh gjithë lagjen me shpresën se Seheri do të largohet për të shmangur thashethemet. Xhemre përballet me të motrën pasi ajo tregoi për sekretin e saj, por flakët do të pushtojnë shtëpinë e tyre. Gruaja e Aga Karaçij e detyron Nedimin të pijë ilaçe për ta mbajtur nën kontroll. Në derën e vilës Karaçaj shfaqen të gjithë tani që kanë mbetur pa shtëpi. Aga Karaçaji merr Xhemrenë për ta ndihmuar si infermiere me Nedimin dhe shtang kur ajo i rrëfen se ai ka pirë qetësues antipsikotikë. Do ta zbulojë ai kush ia ka dhënë ilaçet. Xhenku kthehet nga Amerika dhe menjëherë përgatit terrenin për t’u përballur me të atin duke shkaktuar një skandal. Nerimani nuk di më si të gënjejë se i ka sjellë familjarët në Stamboll pasi ka premtuar vajzën e vogël për nuse. Media flet pa pushim për arrestimin e Xhenkut.

Të gjithë episodet e "Stambolli i pamëshirshëm"

Xhenku dhe Umuti nisen për udhëtimin e tyre, por Xhenku ...më shumë

Xhenku bëhet gati për udhëtimin e tij me të birin, ...më shumë

Familja Jëllmaz dhe familja Karaçaj janë të pikëlluara nga vdekjet ...më shumë

Xhenku vendos të martohet me Xherenin në mënyrë që prindërit ...më shumë

Shenizi tenton të vrasë Xherenin me jastëk dhe kjo e ...më shumë

Pas vdekjes së Agait, Xhereni vendos që të kthehet sërish ...më shumë

Ndërkohë që Xhemreja bëhet gati të nxjerrë Umutin nga shtëpia, ...më shumë

Xhemreja përpiqet ta bindë Xhenkun që të martohet me Xherenin, ...më shumë