Trumcaku - EPISODI 25-26-27

Në Tekirdag, tezja mundohet ta martojë Feridenë me djalin e birësuar të të shoqit. Nexhmija orvatet të vrasë veten. I tronditur, Seifetini i kërkon Selimit ta pranojë të bijën sërish si të fejuarën e tij. Muzhgani vendos t’i ndihmojë të rinjtë të lidhen me njëri-tjetrin. Do ta shprehin ata hapur dashurinë e tyre?

Kamrani është i vendosur t’i shprehë Feridesë dashurinë që ndjen për të. Selimi e ndihmon Nerimanin të shkojë në Tekirdag për t’u takuar sërish me Kamranin. Përpjekjet e tezes për ta martuar Feridenë me një oficer dështojnë falë këmbënguljes së Kamranit. Teksa lëkundet bashkë me Kamranin në kolovajzë, Ferideja e pranon më në fund që e dashuron atë. A do ta bëjë ky pohimmë të vështirë marrëdhënien mes dy të rinjve?

Selimi pranon kërkesën e Seifetinit për t’u martuar me Nexhmijen, por babai i nuses tronditet kur mëson që dhëndri i ardhshëm është ligjërisht i martuar më parë me Feridenë. Kamrani dhe Ferideja ikin së bashku nga Tekirdagu por Nerimani i ndjek gjatë kthimit. Ferideja nuk dëshiron të kthehet në shtëpi, por ndryshon mendim kur sheh me sa mall e presin që të gjithë. Si do të reagojë Ferideja pasi do të mësojë që është ligjërisht e martuar me Selimin?

Të gjithë episodet e "Trumcaku"

Selimi zbulon krejt rastësisht se ku fshihet Kamrani dhe ky ...më shumë

Kamrani do të rrezikojë dënimin me vdekje, përpos përpjekjeve të ...më shumë

Ferideja, për të shmangur provokimet, i kërkon Kamranit t’i sigurojë ...më shumë

Nexhmija vuan për dashurinë e Selimit, ndërkohë që ky i ...më shumë

Ç’po përpiqet të fshehë Ademi me Sejfetin që i vënë ...më shumë

Pas vdekjes së të ëmës, Feridenë vendosin ta çojnë në ...më shumë

Besimeja i hap zemrën Nerimanit. Ferideja dëgjon këshillën e motër ...më shumë

Kamrani mëson se Ferideja ka filluar punë. Seifetini mëson se e ...më shumë