Zonja Fazilet dhe të bijat - EPISODI 162-163-164

Kudreti e dërgon Jaseminin në shtëpinë e tyre të vjetër dhe i kërkon që të ndahet nga Gokani duke i marrë një shumë të majme parash. Në të kundër, do ta vrasë. Fazileti ndihet keq sepse tashmë vajzat e saj nuk e duan më pranë. Sevdaja mëson kush është babai i Omyrit dhe Fazileti bashkë me Jaseminin e pengojnë që të mos ia rrëfejë Gokanit. Ndërkohë Sinani është duke bërë përgatitjet për t’u hakmarrë ndaj Hazanit dhe Jagizit.Selini arrin të kontaktojë me infermieren e Exhesë dhe të mësojë vendin ku ndodhet ajo. Jasemini i kërkon sërish Faziletit të bashkëpunojë. Hazani vendos që t’i japë fund kësaj loje dhe i tregon Jagizit diskun e vrasjes së hallës së tij për të shkaktuar kaos dhe për të tërhequr vëmendjen e Sinanit. Hazimi mëson se Sinani ka luajtur gjatë gjithë kohës. Selini përdor sërish paratë për të joshur infermieren dhe për ta përdorur kundër Exhesë.Jagizi dhe Hazani vuajnë për situatën e shkaktuar dhe për ndjenjat e tyre që nuk arrijnë dot t’ia shprehin njëri-tjetrit. Sinani i rrëfen Hazimit se Jagizi do të përballet me hakmarrjen. Omyri e thërret Kudretin “përbindësh” dhe kjo ngjall dyshime te Gokani. Sinani publikon në media vetëm pjesën e videos ku poshtërohet Jagizi. Znj.Lale i jep Exhesë një ilaçc, por ku do ta çojë ajo më pas?

Të gjithë episodet e "Zonja Fazilet dhe të bijat"

Jagizi do të mësojë se kush është nëna e tij ...më shumë

Selini merr në dorë fëmijën e Exhesë. Hazimi denoncon Lalen ...më shumë

Jagizi largohet nga shtëpia pasi Sinani e poshtëroi. Exheja zgjohet ...më shumë

Kudreti e dërgon Jaseminin në shtëpinë e tyre të vjetër ...më shumë

Gokani punëson Kudretin si truprojën e tij dhe Jasemini përballet ...më shumë

Sinani do të ndalojë Nilin të hyjë në vilë, ndërkohë ...më shumë

Hazani përballet me Kerimen në spital. Jasemini arrin të regjistrojë ...më shumë

Policia lajmëron Hazimin për aksidentin që ka pësuar Sinani. A ...më shumë