Zonja Fazilet dhe të bijat - EPISODI 171-172-173-174

Jagizi do të mësojë se kush është nëna e tij e vërtetë. I zhgënjyer, Hazimi e dëbon Sinanin dhe e mohon si djalë. Kermija mëson se djali që kishte varrosur për së gjalli ishte djali i saj. Jasini mëson të vërtetën për Selinin dhe në përpjekje për ta ndaluar ajo e plagos dhe arrin të shpëtojë. Jagizi vendos të mësojë gjithë të vërtetën dhe përballet me Hazimin dhe Kerimen. Kudreti mëson për origjinën e Faziletit. Kjo e fundit do t’i tregojë Jasinit për letrën që ka shkruar nëna e tij. Selin vazhdon jetën e saj në arrati pasi nuk gjen mbështetje as te Nili.Jagizi shkon në varrin e nënës që e ka lindur dhe aty përballet me Sinanin.Fazilet do të shkojë në shtëpinë e saj të vjetër duke e ditur se Kudreti po e ndjek nga pas. Hazani bëhet dëshmitare e bisedës mes të dyve dhe mëson një të vërtetë të hidhur. Jagizi vendos të takojë Kerimen në burg. Kopmania e Egemenëve falimenton. Fazileti vendos t’i kërkojë falje Jagizit. Ndërsa vëllai tjetër, Sinani kërkon mbështetje te Nili, por as ajo s’e pranon më. Jasemini vendos t’i japë Kudretit një pjesë të parave. Kudreti do të plagosë Jaseminin. Selin, e dëshpëruar dhe pa asnjë mbështetje do të përpiqet të vrasë fëmijën e Exhesë. E zënë ngushtë ajo do të ndërmarrë një vendim tragjik. Jasemini pret një fëmijë dhe më në fund do të krijojë një familje të vërtetë me Gokanin. Pas vdekjes së Selinit, Hazimi pëson një paralizë, por Exhe nuk e braktis. Hazani dhe Jagizi martohen dhe më në fund, zonja Fazilet dhe të bijat gjejnë paqen që kërkonin.

Të gjithë episodet e "Zonja Fazilet dhe të bijat"

Jagizi do të mësojë se kush është nëna e tij ...më shumë

Selini merr në dorë fëmijën e Exhesë. Hazimi denoncon Lalen ...më shumë

Jagizi largohet nga shtëpia pasi Sinani e poshtëroi. Exheja zgjohet ...më shumë

Kudreti e dërgon Jaseminin në shtëpinë e tyre të vjetër ...më shumë

Gokani punëson Kudretin si truprojën e tij dhe Jasemini përballet ...më shumë

Sinani do të ndalojë Nilin të hyjë në vilë, ndërkohë ...më shumë

Hazani përballet me Kerimen në spital. Jasemini arrin të regjistrojë ...më shumë

Policia lajmëron Hazimin për aksidentin që ka pësuar Sinani. A ...më shumë