Përfaqësues Shitjesh
PËRSHKRIMI I POZICIONIT
Qëllimi i punës së Përfaqësuesit të Shitjeve është përgjegjësia për shitjet direkte.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
- Prezanton dhe shet produktet dhe shërbimet e kompanisë klientëve ekzistues dhe atyre potencial.
- Menaxhon ankesat e klientëve.
- Identifikon dhe zgjidh shqetësimet e klientëve.
- Komunikon produktet dhe shërbimet e reja, zhvillime të veçanta, dhe siguron fëdback nga aktiviteti në terren niveleve të caktuara të stafit.
- Ruan materialet e shitjes dhe njohuritë për shërbimet.
- Plotëson saktë çdo dokumentacion në përputhje me rregulloren dhe procedurat e departamentit/kompanisë.
- Ndërton dhe ruan marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe ata potencial.
- Merr pjesë në evente marketing si seminare, panaire etj.
- Asiston në implementimin e planit marketing të kompanisë sipas nevojave.
- Merr pjesë sipas nevojave të kompanisë në fushata promocionale, kur kompania njofton përfaqësuesin e shitjes nëpërmjet supervizorëve të shitjes.
PROFILI AKADEMIK: Diplomë Universitare përbën avantazh.
EKSPERIENCA PROFESIONALE: Minimuni 1 vit experiencë në pozicione të ngjashme.
AFTËSI DHE ZOTËSI:
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi.
- Njohje të gjuhës angleze.
Shënim: Përveç punës së përditshme të specifikuar në këtë JD, punonjësi duhet të kryejë punë shtesë (Për raste të veçanta) të dhëna nga mbikëqyrësi i tij brenda profilit të departamentit.