Bukuroshja pa fat - Katie Barberi

Aktorja e talentuar Katie Barberi ka lindur më 22 janar  1972 in Saltillo, Coahuila të Meksikës. Rolin më të mirë në Telemundo e ka interpretuar në një superprodhim të Cecilia Vergel me titullin “Doña Bárbara” (2008). Aktorja karizmatike meksikane ka një karrierë solide ku renditen mbi 30 prodhimë të suksesshme në televizion, teatër e kinema.

Arsyeja e bukurisë së saj është prejardhja e veçantë. I ati ishte biznesmen meksikan me prejardhje italiane, ndërsa e ëma është këngëtare profesioniste amerikane, e lindur në Kansas. Për shkak të profesioneve të prindërve, Katie frekuentoi disa shkolla të ndryshme në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë. Megjithatë, shpërnguljen sa në një vend në tjetrin në fëmijëri ajo e sheh si një përvojë pozitive, falë së cilës ka përftuar kultura dhe mënyra të ndryshme të jetuari dhe ka përvetësuar një anglishte të rrjedhshme.

Kur ishte 12 vjeç, Katie  dhe e ëma u shpërngulën në Los Anxhelos, në Kaliforni. Pak më vonë nisi të luajë në televizion, kinema e teatër, asokohe interpretoi në tre filma të Disney. Po ashtu interpretoi edhe rolin e María Delucci në serialin e NBC “The Bronx Zoo”.

Pas një karriere të suksesshme në Hollivud si aktore adoleshente, Katie nisi një karrierë të dytë në fushën e telenovelave.

Në vitin 1994, Televisa I ofroi një kontratë  për të interpretuar në disa telenovela në Meksiko. Në vitet në vijim Katie interpretoi në seriale si: “Yanqui indomable” (1995), “Alondra” (1995), “Acapulco bay” (1996), “Alguna Vez tendremos alas” (1997), “El privilegio de amar” (1998), “Mi pequeña traviesa” (1997), “Por tu amor” (1999), “Carita de ángel” (2000), “Salome” (2001), “Rebeca” (2003), “El Amor no tiene precio” (2005).

Në vitin 2007, ajo interpretoi në telenovelën kolumbiane “La marca del deseo”, ku interpretonte rolin e Digna de Santibáñez.

Pas një karriere të suksesshme me telenovelat e Televisa në Meksikë, ajo u kthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Katie është shumë e dhënë pas punës, ka shumë respekt për kolegët e saj dhe e dashuron profesionin dhe i përkushtohet me mish e shpirt personazhit.

“Më pëlqen shumë aktrimi dhe mishërimi I një personazhi. Më pëlqen të I jap jetë një personi tjetër, edhe pse është trillim. Sot për sot po merrem me telenovela dhe po korr sukses me to, nëse nesër do të kem një projekt në Los Anxhelos, do të kthehem atje”.  (New York Daily News/ 2008)

Barberi interpreton rolin e antagonistes, Silvana Barbosa, në prodhimin e  Telemundos  “Bella Calamidades” (2010). Në këtë serial aktorja e bukur do të ketë si bashkëinterpretues aktoren ndërkombëtare Danna García dhe bukuroshin e pëlqyer argjentinas Segundo Cernadas.


Të gjithë personazhet e "Bukuroshja pa fat"

Gustavo Angarita ka lindur në Bogotá në vitin 1942, është ...më shumë

Pedro Cernadas, i njohur ndryshe si Segundo Cernadas, ka lindur ...më shumë

Aktorja e talentuar Katie Barberi ka lindur më 22 janar  ...më shumë

Aktorja e bukur dhe e talentuar ndërkombëtare Danna Garsia ka ...më shumë