Bukuroshja pa fat - Segundo Cernadas

Pedro Cernadas, i njohur ndryshe si Segundo Cernadas, ka lindur më 20 Mars 1972 në Rio Negro, Argjentinë. Fillimisht ai u bë I njohur në vendin e tij dhe I fitoi zemrat femrave argjentinase, por më pas filloi të fitonte famë edhe në pjesën tjetër të Amerikës Latine, si edhe në vende të tjera në mbarë botën.

Mësimet e para të aktrimit I ka marrë nga mësuesi I njohur Pablo Ponce dhe më pas ka ndjekur të tjera akademi të nderuara në Argjentinë.

Edhe pse fillimisht ka qenë I dhënë pas teatrit, shumë shpejt kaloi në televizion dhe debutoi në serialin; “Montana Rusa, otra vuelta” (1995).

Në 1997 interpretoi Agustinin në produksionin e famshëm ndërkombëtar “Ricos y Famosos”. Por jeta e tij artistike ndryshoi një vit më vonë, pas interpretimit në “Milady: la historia continua“. Ai vendosi të shkonte në Meksikë dhe të ndiqte karrierën atje. Më vonë u kthye sërish në Argjentinë ku interpretoi një prej roleve protaginiste në telenovelën  “Muñeca Brava” bashkë me Natalia Oreiro dhe Facundo Arana. Ky serial I bëri atë dhe aktorët e tjerë aq të famshëm sa udhëtuan në turne të panumërt kombëtarë dhe ndërkombëtarë për shkak të suksesit të këtij produksioni.

Në vitin 2000, Cernadas interpretoi rolin e Bebos në “Los buscas de siempre” dhe një vit më vonë rolin e një mjeku në “Los médicos de hoy”. Viti 2001 u kthye në një sfidë për të, duke qenë se kriza ekonomike pllakosi në Argjentinë. Cernadas ishte I vendosur të fitonte mundësi interpretimi në shtete të tjera.

Kështu nisi karriera e tij ndërkombëtare. Ai interpretoi në telenovelën venezueliane “Todo sobre Camila“, në të cilën interpretoi rolin e Alehandros dhe I rrëmbeu zemrat publikut venezuelian. Më pas shkoi në Peru, ku interpretoi në produksionin ndërkombëtar “Bésame, tonto” (2002) bashkë me aktoren e famshme peruane Gianella Neyra, e cila më vonë u bë gruaja e tij.

Në vitin  2003, ai u kthye në vendin e  lindjes për të punuar me projektin e komedisë “Dr. amor” bashkë me shumë aktorë të tjerë latinë. Në vitin 2004 ishte protagonist i “Te amo, maging aino ka man” (Të dua, kushdo qofsh ti) dhe u bë kështu I pari aktor argjentinas në një telenovelë filipinase.

Përsëri në vendin e tij interpretoi në “Amor en custodia” (2005) dhe “Se dice amor” (2006), tashmë si aktor me më tepër përvojë dhe prestigj.

Segundo është pjesë e prodhimit të Telemundos “Bella calamidades” (2010), ku interpreton me aktoren e bukur ndërkombëtare Danna García (Lola). Ai luan rolin e Marselo Maçados. Ky është versioni I dytë I një prej historive më të njohura në fundvitet 80-ë në Kolumbi “Lola calamidades”.

“Personazhi im është një njeri I drejtë. Një zotëri ende  me të vjetrën,

I cili mundohet të zgjidhë çdo gjë sipas rregullave. Ai bie në dashuri me Lolën dhe në fillim duket sikur e katranos keq”, ka thënë ai për “El Comercio”, Peru.

Xhirimet e këtij seriali përkuan me lindjen e djalit të parë të Cernadas (Salvadorit), I cili lindi në Lima në fund të vitit 2009.


Të gjithë personazhet e "Bukuroshja pa fat"

Gustavo Angarita ka lindur në Bogotá në vitin 1942, është ...më shumë

Pedro Cernadas, i njohur ndryshe si Segundo Cernadas, ka lindur ...më shumë

Aktorja e talentuar Katie Barberi ka lindur më 22 janar  ...më shumë

Aktorja e bukur dhe e talentuar ndërkombëtare Danna Garsia ka ...më shumë