Dashuri e pafund - Burak Özçivit

Burak Ozçivit (lindur më 24 dhjetor 1984 në Stamboll) është një aktor dhe model turk.
Jeta dhe karriera
Në 2005, Ozçivit fitoi titullin si modeli më i mirë i Turqisë dhe i dyti në konkursin modeli më i mirë në botë. Ai ka qenë një model i suksesshëm në shfaqje mode në mbarë botën.
Karriera e aktrimit të Ozçivitit filloi me serialin televiziv “minus 18” ku luajti rolin e një polici të ri me emrin Murat. Më vonë ai mori pjesë në serialin televiziv Zoraki Koca dhe Baba Ocağı. Përveç kësaj, ai u shfaq në filmin kinematografik Musallat. Ai ka luajtur gjithashtu rolin e Çetinit në serialin televiziv “Sekrete të vogla”, përshtatja në Turqi e Gossip Girl. Ai qenë pjesë e kastit të Sulltani i Madhërishëm si Mallkoçollu, gjatë të cilës mbante mustaqe të cilat janë kopjuar shpesh në Turqi. Gjatë kohës, Ozçivit ishte shumë i kërkuar si imazh për reklama. Ai ka luajtur rolin e Kamran-it në serialin dramatik Çalıkuşu. Bashkë me Fahrije Evxhenin, ai ka bërë filmin Aşk Sana Benzer (Shqip: Dashuria të ngjan ty). Ai tani luan në serialin televiziv Kara Sevda (Dashuri e pafund) rolin e Kemalit.


Të gjithë personazhet e "Dashuri e pafund"

Burak Ozçivit (lindur më 24 dhjetor 1984 në Stamboll) është ...më shumë

Neslihan Atagyl Neslihan Atagyl (lindur më 20 gusht 1992 në ...më shumë

Kaan Urganxhiollu (lindur më 8 maj 1981, Izmir), është aktor ...më shumë

Kyrshat Allniaçik (lindur më 1 tetor 1962, Ankara) është aktor ...më shumë

Ka lindur më 14 prill 1991. Ka konkuruar në shumë ...më shumë

Ka lindur më 5 gusht të vitit 1964. Ajo është ...më shumë