Dashuri e pafund - Kürsat Alniaçik

Kyrshat Allniaçik (lindur më 1 tetor 1962, Ankara) është aktor turk filmash dhe teatri. Ai është djali i profesorit të Teatrit Raik Alniaçikut dhe është diplomuar në degën e teatrit në Universitetin Mimar Sinan.
Në vitin 1981 hyri në degën e teatrit në Konservatorin Shtetëror të Stambollit. Ai u diplomua në vitin 1985 dhe shkoi në Angli me bursë nga qeveria angleze. Në vitin 1983–1984 u njoh me Geyvan McMillen dhe filloi të merrte nga ai mësime të baletit modern. Ky kurs zgjati për një vit. Edhe kur shkoi në Angli, me këshillën e tij, vazhdoi “London Content Dance School”. Gjatë një viti që qëndroi në Angli, përveç bursës së teatrit, vazhdoi kështu edhe leksionet e kërcimit.
Gjatë viteve 1986–1987 u kthye në Turqi dhe filloi punën si praktikant në Teatrin Shtetëror të Bursës. Që prej asaj dite, përkrah teatrit vazhdon edhe kërcimin modern si hobi. Gjatë periudhës së praktikës në Bursa, u jepte mësime të dansit modern të gjithëve në Universitetin Ulluda. Ka nëntë vjet që jep leksione të dansit modern të nivelit të shkollave të mesme në Institucionet e Edukimit “Ejubollu”. Përveç kësaj, që nga viti kur është kthyer në Turqi, njëkohësisht me aktrimin në teatër, bën edhe shumë projekte në kinema, televizion dhe dublime. Gjatë sezonit 2008/2009 ka marrë pjesë si aktor i ftuar në Kent Oyuncuları. Ai ka luajtur personazhin “Bakër” në Sakarya Fırat.


Të gjithë personazhet e "Dashuri e pafund"

Burak Ozçivit (lindur më 24 dhjetor 1984 në Stamboll) është ...më shumë

Neslihan Atagyl Neslihan Atagyl (lindur më 20 gusht 1992 në ...më shumë

Kaan Urganxhiollu (lindur më 8 maj 1981, Izmir), është aktor ...më shumë

Kyrshat Allniaçik (lindur më 1 tetor 1962, Ankara) është aktor ...më shumë

Ka lindur më 14 prill 1991. Ka konkuruar në shumë ...më shumë

Ka lindur më 5 gusht të vitit 1964. Ajo është ...më shumë