Dashuri e përjetshme - Jessica Coch

Jessica Coch ka lindur më 4 nëntor 1979 në qytetin e Puebla, Meksikë. Ajo është vajza e një futbollisti profesionist argjentinas Jorge Coch. Jessica filloi të studionte në Centro de Educación Artística (CEA) të Televisa-s në gjeneratën e vitit 1996 kur ishte vetëm vetëm 17 vjeç.

Ofertat e para i mori për role të vogla në telenovela Alborada dhe Rebelde. Në vitin 2006 ajo mori pjesë në telenovelën Código Postal me rolin antagonist të Johanna Villarreal, një vajzë joshëse, e zgjuar dhe ziliqare.

Në vitin 2007, Coch punoi përsëri me José Alberto Castro për personazhin e María Inés Castrejón në telenovelën Palabra de Mujer.

Në vitin 2010 ajo së bashku me Silvia Navarro dhe Juan Soler interpretoi në telenovelën Cuando me enamoro.

Në fund të tetorit 2011, Jessica u konfirmua nga producenti Ignacio Sada Madero për të luajtur së bashku me Zuria Vega dhe Gabriel Soto në telenovelën Un Refugio para el Amor. 

 

Ju do ta ndiqni në serialin “Dashuri e përjetshme” nga e hëna në të premte, ora 17:00 në Tring Novelas!


Të gjithë personazhet e "Dashuri e përjetshme"

Silvia Navarro është një yll i TV Azteca, Meksikë. Përpara ...më shumë

Juan Soler ka lindur në 19 janar 1966 në Argjentinë. ...më shumë

Édgar José Ron Vásquez ka lindur në 8 gusht 1981 ...më shumë

Jessica Coch ka lindur më 4 nëntor 1979 në qytetin ...më shumë