Dashuri e përjetshme - Silvia Navarro

Silvia Navarro është një yll i TV Azteca, Meksikë. Përpara se të merrte rolin kryesor të Paloma në telenovelën  “Cuando Seas Mía”, ajo ishte prezantuese e emisionit “A la Cachi, Cachi Porra” në vitin 1997, e cila shënoi daljen e saj e dytë në televizion. Paraqitja e saj e parë ishte në telenovelën “La mujer marcada” në vitin 1975. Në vitin 1998, ajo mbajti rolin e dyfishtë të Perla/Julietta në telenovelën “Perla”, 1998. Në vitin 1999 Silvia mori rolin kryesor në telenovelën “Catalina y Sebástian”. Në vitin 2000 Silvia u bë ylli i telenovelës “La Calle de las Novias”, së bashku me Juan Manuel Bernál dhe Sergio Basañez. Ajo gjithashtu u shfaq përsëri në vitin 2001 me Sergio Basañez në telenovelën “Cuando Seas Mía”. Në vitin 2001 dhe 2002 Silvia punoi si modele për kompanitë meksikane Mundoterra dhe Unefon.

Ju do ta ndiqni në serialin “Dashuri e përjetshme” nga e hëna në të premte, ora 17:00 në Tring Novelas!


Të gjithë personazhet e "Dashuri e përjetshme"

Silvia Navarro është një yll i TV Azteca, Meksikë. Përpara ...më shumë

Juan Soler ka lindur në 19 janar 1966 në Argjentinë. ...më shumë

Édgar José Ron Vásquez ka lindur në 8 gusht 1981 ...më shumë

Jessica Coch ka lindur më 4 nëntor 1979 në qytetin ...më shumë