Dashuri me qira - Barış Arduç

Omer (Baris Arduc), nga ana tjetër, është një CEO i ri i cili ka një dyqan të njohur këpucësh. Ai është i urtë, i qetë, introvers dhe shumë i dhënë pas punës. Qëkur prindërit e tij ndrruan jetë, ai ndihet mirë në dyqanin e tij të këpucëve dhe i përkushtohet punës. Ai mëson se si të prodhojë këpucë dhe fillon biznesin e tij për të krijuar një markë të mirënjohur. Edhe pse vjen nga një familje e pasur, Omer nuk i pranon paratë e gjyshit të tij dhe përpiqet që çdo gjë ta fitojë me zotësinë e tij. Ai jeton sikur kërkon të harrojë të kaluarën: zgjohet shumë herët, bën shëtitje me varkë dhe punon deri vonë.


Të gjithë personazhet e "Dashuri me qira"