Dhoma 309 - Furkan Palali

Në vitin 2011 u shpall Best Model of Turkey dhe pas kësaj emri i tij u radhit mes kandidaturave për përzgjedhjen e Best Model of the World. Që nga viti 2010 ka marrë pjesë në një sërë sfilatash mode kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe njëkohësisht, po në këtë vit, filloi edhe karrierën teatrale, në Teatrin e Tuncay Ozinel. Është aktori i parë i teatrit që u përzgjodh Best Model of Turkey.

Furkan ka luajtur në teatrin “Kucuk Sirlarda” në rolin e Arasit; në “Adini Feriha koydum” u shfaq si aktor/model I ftuar (guest actor); në “Uyan Uyan Gazi Kemal” personazhet Samdan Mehmet, doktor Zekiu dhe Raushi (vitet 2010-2011); dhe në “Tetikci” (në rol kryesor). Pasi u shfaq 6 herë në rolin e aktorit kryesor në teatrin “Tetikci” me skenar dhe regji të Ferdi Merter, në teatrin Tepebasi, Furkan Palali u largua nga rolet teatrale. Në 17 shkurt 2012, u shfaq në rolin e Giray-it, duke hyrë nga episodi i 14të i telenovelës “Hayat devam ediyor”.

U largua nga kjo telenovelë në përfundimin e sezonit të parë, episodi 32, dhe nënshkroi kontratën për të marrë pjesë përkrah  Hazal Kaya, Tugve Kazaz dhe Tardu Flordun, në rolin e aktorit kryesor, në telenovelën “Son Yaz – Balkanlar 1912”, që do të shfaqej në ekranin e ATV, produksion I “Adam Film”.  Më pas emri i kësaj telenovele ndryshoi në “Son Yaz” dhe episodi i pare u transmetua më 25 Korrik 2012.

Gjithashtu, ka luajtur në telenovelën “Kizilelma” me regji të Osman Sinav që u shfaq në kanalin TRT 1, në rolin e Murad Altay, një punonjës i shërbimit sekret shtetëtor turk. Telenovela u shfaq në kanalin TRT në janar të vitit 2014 dhe përfundoi në tetor të vitit 2014 me episodin e 28-të. Ka luajtur në rolin kryesor në telenovelën “Son Cikis” që filloi në kanalin TRT 1. Ka interpretuar në rolin kryesor në filmin kinematografik “Somuncu Baba Askin Sirri” që u shfaq për here tëparë në 1 prill 2016.
Seriali i fundit në të cilin ka luajtur rolin kryesor  është “Dhoma 309”.


Të gjithë personazhet e "Dhoma 309"

Skenarist turk, pjesëmarrës në dublime filmash, sportist dhe aktor. Aktori ...më shumë

Është vajza e një aktoreje teatri (Fusun Erbulak) dhe aktori ...më shumë

Ka studiuar në Konservatorin të Bashkisë së Stambollit, dega shfaqje ...më shumë

Në vitin 2011 u shpall Best Model of Turkey dhe ...më shumë

Ka lindur më 26 Shkurt 1992 në Kocaeli. Ajo ishte ...më shumë