E pamëshirshmja - Livia Brito

Livia Brito ka lindur në 21 korrik 1986 në Ciego de Avila, Kubë. Vajza e aktorit Rolando Brito Rodríguez dhe Gertrudis Pestana, ka emigruar së bashku me familjen në Meksikë në vitin 2000 në moshën 13-14 vjeçare. Më pas ajo filloi studimet universitare për Administrim Biznesi dhe ju desh të punonte fillimisht si kamariere dhe më pas si modele për të mbuluar shpenzimet e shkollës. Pas karrierës së saj të shkurtër si modele ajo ju bashkua kompanisë Televisa ku u vu re menjëherë për talentin në fushën e aktrimit. 

Në vitin 2010 ajo mori rolin e saj në telenovelën Triunfo del amor. Telenovela De Que Te Quiero, Te Quiero shënoi herën e parë të Livias si aktore protagoniste. Është e njohur për shumë seriale latine përfshirë Por Siempre Joan Sebastian, La Piloto, La doble vida di Estella Carrillo, Medicos etj

Ju do e ndiqni në serialin “E pamëshirshmja” ora 19:15 në 3Plus!


Të gjithë personazhet e "E pamëshirshmja"

Livia Brito ka lindur në 21 korrik 1986 në Ciego ...më shumë

Édgar José Ron Vásquez ka lindur në 8 gusht 1981 ...më shumë