Emperatriz - Bernie Paz

Bernardo Paz, i njohur si Bernie Paz ka lindur më 5 korrik 1968. Ai është një aktor peruan telenovelash. Momentalisht jeton në Miami. Ai është i martuar me një aktore televizive dhe nga martesa ka një vajzë. Është i njohur si aktori protagonist në telenovelën e Azteca-s të vitit 2011, “Emperatriz” së bashku me Gabriela Spanic, me të cilën bashkëpunoi në “Tierra de Pasiones” të Telemundo në 2007. Gjithashtu është i njohur edhe për role të tjera në seriale si “Soledad”, “Todo sobre Camila”, “”Quererte asi”, “Condesa por amor”, etj.

Ju do ta ndiqni në serialin “Emperatriz” nga e hëna në të premte ora 18:30 në 3Plus!


Të gjithë personazhet e "Emperatriz"

Gabriela Spanic ka lindur në 10 dhjetor të vitit 1973 ...më shumë

Bernardo Paz, i njohur si Bernie Paz ka lindur më ...më shumë

Adriana Louvier Vargas ka lindur më 18 shtator 1980. Ajo ...më shumë