Emperatriz - Gabriela Spanic

Gabriela Spanic ka lindur në 10 dhjetor të vitit 1973 në Venezuelë. Ajo filloi studimet në Universitetin Katolik Andres Bello për psikologji, por nuk u diplomua pasi u fokusua në fushën e aktrimit. Karriera e saj e pati pikënisjen në vitin 1992 kur ajo mori pjesë në konkursin e bukurisë “Miss Venezuela” duke përfaqësuar qytetin e saj të lindjes, eksperiencë kjo që e afroi më shumë me botën e aktrimit dhe televizonit.

Në vitin 1994 mori rolin e parë kryesor në serialin “La loba herida. Gjithashtu ka marrë pjesë në shumë seriale të tjera latine si “Por Tu Amor”, “Soy tu Dueña”, “Emperatriz”, “Siempre tuya Acapulco” etj me role shumë te rëndësishme.

Ju do ta ndiqni në serialin “Emperatriz” nga e hëna në të premte ora 18:30 në 3Plus!


Të gjithë personazhet e "Emperatriz"

Gabriela Spanic ka lindur në 10 dhjetor të vitit 1973 ...më shumë

Bernardo Paz, i njohur si Bernie Paz ka lindur më ...më shumë

Adriana Louvier Vargas ka lindur më 18 shtator 1980. Ajo ...më shumë