Fi - Berrak Tüzünataç

Berrak Tüzünataç ka lindur më 2 nëntor 1984 në Yalova, Turqi. Studimet e larta i përfundoi në degën Administrim Biznes në Universitetin e Stambollit. Fillimisht, punoi si modele dhe prezantuese në TV. Berrak ndoqi një kurs aktrimi dhe menjëherë u përzgjodh në kastin e filmit “Beyza nin Kadinlari”. Megjithatë, suksesin e njohu nga roli i Vahide në serialin “Elveda Rumeli”. Berrak Tuzunatac ka interpretuar dhjetra role të tjera që nga viti 2005 ku përmendim “Ezel”, “Son”, “Muhtesem Yuzyil”, “Filinta” etj. Në serialin “Fi” vjen në rolin e Ozge.


Të gjithë personazhet e "Fi"

Berrak Tüzünataç ka lindur më 2 nëntor 1984 në Yalova, ...më shumë

Mehmet Gunsur ka lindur më 8 maj 1975 në Stamboll, ...më shumë

Serenay Sarikaya ka lindur më 1 korrik 1991 në Ankara ...më shumë

Ozan Guven ka lindur më 19 maj 1975 në Nuremberg, ...më shumë