Forca e dashurisë - José Ángel Llamas Olmos

José Ángel Llamas Olmos i lindur më 13 tetor 1966, është një aktor meksikan telenovelash, ndoshta më i njohur për rolin e tij të dyfishtë si Pelluco dhe Rodolfo në telenovelën “Amor descarado”.

Është diplomuar në degën e Shkencave të Komunikimit në Universitetin Amerikano-Latin të Mexico City. Ka punuar rreth 12 vite si regjisor, montazher, kameraman dhe producent në programe të ndryshme televizive për Televisa, si dhe për kompaninë María Victoria Llamas y Asociados, Multivisión dhe Argos Informative Services. Gjithashtu ka marrë pjesë në disa seminare aktrimi në “Actores del Metodo”, nën drejtimin e René Pereira. 

I pakënaqur me famën, paratë dhe njohjen që fitoi, ai vendosi të dilte vullnetar në kishën ungjillore ku ata mblidheshin dhe hoqi dorë nga karriera e tij si aktor telenovela në vitin 2010.

Është I njohur për shumë role përfshirë ato në serialet Amor descarado, La ley del silencio, Corazón partido, Amor comprador etj.

Ju do e ndiqni në serialin “Forca e dashurisë” nga e hëna në të premte, ora 17:45 në Novelas!


Të gjithë personazhet e "Forca e dashurisë"

José Ángel Llamas Olmos i lindur më 13 tetor 1966, ...më shumë

Andrea Martí ka lindur më 31 gusht 1987 në Mexico ...më shumë

Gabriela Vergara Aranguren ka lindur më 29 maj 1974 në ...më shumë

Saby Kamalich ka lindur më 13 maj 1939 në Peru. ...më shumë