Lidhja e gjakut - Baris Kilic

Baris Kilic ka lindur më 21 Shkurt 1978 në Malatia të Turqisë dhe është diplomuar për ekonomi në Universitetin e Stambollit. Është një aktor i njohur në seriale si Molla e Ndaluar (Yasak Elma), Adini Feriha Koydum, Merhaba Hayat etj… Karrierën si aktor e ka nisur në vitin 2004 me miniserialin Bütün Çocuklarım. Ka interpretuar në disa filma artistikë si “Të dua, i shtrenjti im” (Seni Seviyorum Adamim) së bashku me aktoren Gizem Karaca, film që e shtoi së tepërmi famën e tij. Përveçse aktor, Baris Kilic njihet edhe për montazhin dhe post produksionin e disa serialeve të sukseshme si Lugina e Ujqërve, Benim Adim Melek, Gulizar…

Ju do e ndiqni në serialin “Lidhja e gjakut” nga e hëna në të premte, ora 18:45 në Kanal D Drama!


Të gjithë personazhet e "Lidhja e gjakut"

Hande Soral ka lindur në 2 Shkurt 1987 në Turqi. ...më shumë

Sedef Avci ka lindur në Stamboll në vitin 1982. Ajo ...më shumë

Baris Kilic ka lindur më 21 Shkurt 1978 në Malatia ...më shumë

Alihan Türkdemir ka lindur në Stamboll në 29 Qershor 2009. ...më shumë