Lufta e trendafilave - Baris Kilic

Baris Kilic ka lindur më 21 Shkurt 1978 në Malatia të Turqisë dhe është diplomuar për ekonomi në Universitetin e Stambollit. Është një aktor i njohur në seriale si Molla e Ndaluar (Yasak Elma), Adini Feriha Koydum, Merhaba Hayat etj… Karrierën si aktor e ka nisur në vitin 2004 me miniserialin Bütün Çocuklarım. Ka interpretuar në disa filma artistikë si “Të dua, i shtrenjti im” (Seni Seviyorum Adamim) së bashku me aktoren Gizem Karaca, film që e shtoi së tepërmi famën e tij. Përveçse aktor, Baris Kilic njihet edhe për montazhin dhe post produksionin e disa serialeve të sukseshme si Lugina e Ujqërve, Benim Adim Melek, Gulizar…

Ju do ta ndiqni në serialin “Lufta e trëndafilave” në rolin e Omer Hekimollu, nga e hëna në të premte ora 18:45 në Kanal D Drama.


Të gjithë personazhet e "Lufta e trendafilave"

Damla Sonmez është një aktore turke që ka lindur më ...më shumë

Canan Ergüder  ka lindur më 15 Korrik të 1877 në ...më shumë

Baris Kilic ka lindur më 21 Shkurt 1978 në Malatia ...më shumë