Mbretëresha e Natës - Meryem Uzerli

Merjem Uzerli ka lindur në 12 Gusht 1983 në Gjermani në rajonin e Esenit në qytetin e Kaselit. Ajo vjen nga një familje prej katër fëmijësh dhe është më e vogla pre tyre. Ka dy vëllezër dhe një motër. Emrin e plotë e ka Merjem Sahra Uzerli, babai i saj quhet Hysein Uzerli, i cili është turk, kurse nëna e saj quhet Ursula, e cila është gjermane.

Ajo u shpërngul në Hamburg dhe u arsimua në institucionin “Schauspielstudio Frese” për aktrim dhe teatër. Ajo ka luajtur në qendrat më të rëndësishme teatrale të Berlinit, Hamburgut dhe të Kaselit. Mejremi mori pjesë në audicionet e bëra për serialin “Sulejmani i Madhërishëm” dhe pas 8 muajsh, në vitin 2011, u përzgjodh si aktorja që do të luante rolin e Hyrremit.

Është 173 cm e gjatë. Gjuha e saj amtare është gjermanishtja. Në të njëjtën kohë flet edhe anglisht. Edhe pse mund të mos e flasë shumë mirë turqishten, përpjekjet për ta mësuar janë të mëdha.

Merjem Uzerli ka aktruar në shumë filma dhe seriale në Gjermani. Ajo është marrë me aktivitete të ndryshme sportive si: kalërim, not dhe basketboll.

Edukimi: 2000-2003 në Hamburg, më pas në studion filmike “Schauspielstudio Frese”, “Oyunculuk studio” 1999-2004, “Kassel dock 2000” ka marrë kurse aktrimi me Monica Heyder dhe në 2002 ka marrë kurse kërcimi tek “Atölye Dans Dersi”.

Ka luajtur në reklamat e markës së famshme “Elidor” në SHBA në vitin 2012-2013 dhe ka luajtur në një film në kinematë amerikane me aktoren Drew Barrymore.

Gjatë viteve 2011-2013 ka luajtur në serialin “Shekulli Madhështor“, produkt i kompanisë “Tajlan Biraderler” me regjisor Timur Savxhë dhe skenariste Meral Okaj. Pas vdekjes së Meral Okajit, skenarin e vazhdon Yëllmaz Shahini. Merjem Uzerli ka luajtur në këtë serial me aktorët e famshëm si: Halit Ergenç, Nebahat Çehre, Okan Jalabëk, Burak Ozçivit, Ozan Gyven, Mehmet Gynsyr, Nur Fettahoglu, Selma Ergeç, Pelin Karahan, Merve Bolugur, Engin Ozturk, Aras Bulut İynemli, Berrak Tyzynataç, Deniz Çakër, Meltem Xhumbu dhe Sarp Akkaja.

Gjatë viteve 2011-2013 Merjem Uzerli u sëmur rëndë për shkak të mbingarkesës së madhe dhe e la telenovelën përgjysmë për të shkuar në Berlin. Për sa kohë që Merjem Uzerli ishte e sëmurë, i dashuri i saj, Xhan Ateshi, i kishte propozuar për martesë dhe u mësua se ajo i kishte thënë “Po.”.  Ata u divorcuan për shkak se Merjemi kishte ngelur shtatzënë. Në vitin 2014 Merjemi sjell në jetë një vajzë me emrin Lara.


Të gjithë personazhet e "Mbretëresha e Natës"

Merjem Uzerli ka lindur në 12 Gusht 1983 në Gjermani ...më shumë

Nëna dhe babai i Jëlldërëmit janë nga Mardina. Për shkak ...më shumë

Uğur Polat lindi më 1 Janar 1961 në Stamboll dhe  ...më shumë

Seda Akman lindi më 13 Janar 1978 në Kütahya, Turqi. ...më shumë

Selim Bayraktar lindi në vitin 1975 dhe ështëë aktor turk ...më shumë