Mbretëresha e Natës - Murat Yildirim

Nëna dhe babai i Jëlldërëmit janë nga Mardina. Për shkak se babai i tij ishte mësues, ai lindi në Konya, në vitin 1979. Jëlldërëmi ka studiuar për inxhinieri makinash në universitetin “Yıldız Teknik Üniversitesi”, ku dhe u diplomua pas tetë vjetësh.

Më 20 qershor të vitit 2008 ai u njoh me Burçin Terziogllu në telenovelën “Furtuna” dhe u martua me të. Më 30 qershor të vitit 2014 ata u divorcuan.

Murati ishte shumë i talentuar në muzikë dhe në teatër dhe ka luajtur si aktor amator për 3 vjet në teatrin e universitetit të tij. Me anën e miqve që kishte krijuar në teatrin e universitetit ai arriti të futej në botën e televizionit. Në vitin 2003 ai mori një rol në telenovelën “Dashuria e pavdekshme”. Por kjo telenovelë zgjati vetëm 13 episode.

Në vitin 2004 ai fitoi një rol me emrin “Mesut” në telenovelën “Të gjithë fëmijët e mi“. Ai vazhdoi aktrimin në telenovelën “Gënjeshtër e madhe“.

Në vitin 2006 fitoi rolin kryesor në telenovelën “Furtuna“. Në të njëjtin vit, ai kandidoi për çmimin “Portokalli i artë”,  në filmin “Araf” ku ishte aktor kryesor.

U bë edhe më i famshëm në telenovelën “Asi” me emrin “Demir” ku ndante bashkë me Tuba Büyüküstün rolin kryesor. Demiri u bë i pasur pas 25 vjetësh dhe kthehet në Antalja duke marrë pronësinë e shumë tokave atje. Tema e kësaj telenovele ishte dashuria e Asisë me Demirin.

Në vitin 2009, firmosi kontratën për telenovelën “Dashuri dhe ndëshkim” me kompaninë filmike “TMC”. Një telenovelë në të cilën mori rolin kryesor.

Pas kësaj, luajti në një telenovelë me titull “Memecët” të “Tims Productions” me emrin “Exhevit”. Exheviti ka qenë një fëmijë i cili ka bërë një aksident që kur ka qenë i vogël. Atë e çuan në një burg për të mitur dhe atje ka përjetuar shumë ngjarje të pakëndëshme. Por edhe pse ndaj tij janë bërë shumë padrejtësi, djaloshi zgjedh të mos flasë dhe të bëhet memec bashkë me katër fëmijë të tjerë. Pasi rriten dhe marrin drejtime të ndryshme ata do të ritakohen dhe do të nisin luftën për hakmarrje ndaj njëri-tjetrit.


Të gjithë personazhet e "Mbretëresha e Natës"

Merjem Uzerli ka lindur në 12 Gusht 1983 në Gjermani ...më shumë

Nëna dhe babai i Jëlldërëmit janë nga Mardina. Për shkak ...më shumë

Uğur Polat lindi më 1 Janar 1961 në Stamboll dhe  ...më shumë

Seda Akman lindi më 13 Janar 1978 në Kütahya, Turqi. ...më shumë

Selim Bayraktar lindi në vitin 1975 dhe ështëë aktor turk ...më shumë