Mbretëresha e zemrave - Estefanía Pérez Hidalgo

Estefania është dhe do të mbetet gjithmonë një femër e paharrueshme,  si për mirë edhe për keq, e cila nuk njeh rrugë të mesme. Është femër me dy fytyra kur vjen puna te dashuria e urrejtja.
Estefania ka qenë jetime dhe është arratisur nga jetimorja. Një kërcimtare kabareje, kamariere, yll i filmave pornografikë… Ajo takon një magnat që ia ofron të gjithë botën mbi një tabaka argjendi. Martohet me të dhe mbetet vejushë natën e parë të martesës, trashëgon pasurinë e tij marramendëse dhe bëhet pronare hotelesh dhe kazinosh në Las Vegas, së bashku me Andresin, djalin e burrit të saj të ndjerë. I rikthehet dashurisë kur takon Nikolasin. Kështu, vendos të luajë dhe të luftojë tetë vite me radhë për të, për dashurinë e tij. Ruan një sekret në mënyrën më fanatike të mundshme, si ato objektet e groposura sa më thellë që askush të mos i gjejë. Ajo është Mbretëresha e Diamanteve.


Të gjithë personazhet e "Mbretëresha e zemrave"

Një burrë i vendosur për të qenë një nga njerëzit ...më shumë

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës Ajo është një grua e ...më shumë

Estefania është dhe do të mbetet gjithmonë një femër e ...më shumë

Do t’i shohim këta dy personazhe ata në dy faza ...më shumë

Do ta shohim atë në katër stade të ndryshme të ...më shumë