Mbretëresha e zemrave - Viktor de Rosas

Një burrë i vendosur për të qenë një nga njerëzit më të pushtetshëm dhe më me ndikim në mbarë botën. Ai kalon çdo cak për të përmbushur objektivin e vet: nuk heziton as të vrasë njerëz.
Ka qenë një djalosh i rritur gjithmonë në kërkim të dashurisë së babait të tij, të cilën s’e pati kurrë. Ai martohet me Suzanën për mbiemrin, prestigjin dhe pasurinë e saj. Së bashku lindin një vajzë, Kamilën, e cila është qendra e botës të tyre, më e madhja e dashurive. Ka qenë përjetësisht në kërkim të pasurisë, pushtetit e milionave. E njeh dashurinë e vërtetë me Estefanian. Me të përjeton një pasion të epshëm dhe dehës. Kur e bija, Kamila, vret veten, jeta e tij tronditet. I madhi dhe i pagabueshmi Viktor, kishte dështuar. I thonë se e bija ka vrarë veten për shkak të dashurisë dhe ai i vihet nga pas Nikolasit për të marrë hak. Martesa me Suzanën merr fund, edhe ai vetë ndihet i rrënuar shpirtërisht. Deri kur njeh Reinën, e cila i rikthen dëshirën për të jetuar. Ai përdor çdo marifet e rreng për ta bërë atë për vete. Madje, e bind që t’i japë mbiemrin e tij vajzës së saj të vogël. Martohet me të, por nuk arrin ta bëjë Reinën të bjerë në dashuri me të dhe të harrojë Nikolasin. Kur asaj i fshihen tetë vite jetë nga kujtesa, ai i thotë gënjeshtra të shumta. Tashmë e ka ai në dorë të ndërtojë me të jetën që kishte ëndërruar gjithmonë.


Të gjithë personazhet e "Mbretëresha e zemrave"

Një burrë i vendosur për të qenë një nga njerëzit ...më shumë

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës Ajo është një grua e ...më shumë

Estefania është dhe do të mbetet gjithmonë një femër e ...më shumë

Do t’i shohim këta dy personazhe ata në dy faza ...më shumë

Do ta shohim atë në katër stade të ndryshme të ...më shumë