Më thirr nënë - Birce Akalay

Birce Akalay është një aktore e mirënjohur turke e cila ka arritur që të ndërkombëtarizojë emrin e saj. Ajo ka lindur në 19 Qershor të vitit 1984 në Stamboll dhe aktualisht është 35 vjeç. Fillimisht u njoh nga të gjithë për shkak të suksesit si finaliste në Miss Turkey. Pas kësaj, u pa shpesh në ekrane si moderatore në emisione sporti. Birce nuk u mjaftua me kaq sepse eksploroi në fushën e modelingut duke u kthyer edhe në një ikonë mode për shtetin turk.  Më pas, provoi edhe baletin, por i duhej të hiqte dorë përfundimisht për shkak të një dëmtimi.

Në vitin 2003, ajo u regjistrua në shkollën e arteve të bukura në Turqi dhe më pas u specializua për dramaturgji. Në vitin 2016 u vlerësua me çmimin “Aktorja më e mirë”. Disa nga serialet ku Birce ka luajtur janë: “Siyah Beyaz Aşk”, “Hayat Bazen Tatlıdır”, “Kucuk Aga”, “Evli ve Öfkeli” etj.


Të gjithë personazhet e "Më thirr nënë"

Özlem Yilmaz është një aktore e lindur në 17 Korrik ...më shumë

Aslihan Malbora ka lindur më 1 mars 1995 në Afyon, ...më shumë

Birce Akalay është një aktore e mirënjohur turke e cila ...më shumë