Një puthje në errësirë - Can Yaman

Can Yaman ka lindur më 8 nëntor 1989 në Stamboll. Ai ishte një nga studentët më të mirë në shkollën e tij. Pas përfundimit të gjimnazit shkoi në SHBA për studime dhe në vitin 2012 u diplomua në Departamentin e Juridikut në Universitetin Yeditepe. Can mori disa leksioni aktrimi për kënaqësi por më pas rezultuan shumë të suksesshme. Ai ka interpretuar në disa seriale si “Gönül İşleri” (roli i Bedir), së bashku me aktoret më të famshme, si Selma Ergec apo Sinem Kobal. Can njihet për serialet e suksesshme të cilët i kemi ndjekur edhe në Tring si “Pavarësisht dashurisë”, “Hëna e plotë” dhe tashmë edhe “Një puthje në errësirë”. Të gjitha mediat kanë shkruar se Can Yaman ka prejardhje shqiptare, por në një intervistë të dhënë për televizionin NTV, 29-vjeçari i përgjigjet pyetjes së gazetares për origjinën e tij. Ai pohon se e ka prejardhjen shqiptare, pasi që gjyshen e ka shqiptare e ardhur në Turqi nga Maqedonia. “Po gjyshja ime nga babai ka lindur në Shkup të Maqedonisë, ndërsa gjyshi në Prishtinë. Pra jam nga troje shqiptare. Unë natyrisht kam lindur në Stamboll” – tha ai. Së fundi, aktori me origjinë shqiptare Can Yaman fitoi në Turqi çmimin “Aktori i Vitit” pas disa roleve të suksesshme, dhe veçanërisht rolin në serialin e “Një puthje në errësirë”. Aktori 29-vjeçar mori çmimin e madh në mbrëmjen gala të “GQ Turkey Men of the Year”, një ngjarje e mbajtur në Stamboll.


Të gjithë personazhet e "Një puthje në errësirë"

Öznur Serçeler ka lindur më 1 janar 1987 në Kayseri, ...më shumë

Demet Özdemir lindi më 26 shkurt 1992. Ajo është aktore ...më shumë

Can Yaman ka lindur më 8 nëntor 1989 në Stamboll. ...më shumë