Një puthje në errësirë - Demet Özdemir

Demet Özdemir lindi më 26 shkurt 1992. Ajo është aktore dhe balerinë turke. Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte shumë e vogël dhe për këtë arsye ajo u transferua me mamanë e saj në Turqi. Pasi mori pjesë në grupin e kërcimit të këngëtares Begyn, ajo filloi të kërcente si nxitëse tifozësh. Më pas, mori pjesë në klipin e Mustafa Sandal. Në 2013, pati eksperiencën e parë në Fox TV, duke punuar me Esra Ronabar, Murat Han dhe Ekin Koç. Në aktrim ajo u bë pjesë me role të ndryshme, ku mund të përmendim rolin e Ajlës në serialin “Kurti dhe Shura” apo “Demet” në filmin “Tut Sözünü” Për publikun shqiptar ajo u bë e njohur me rolin e Asllës në serialin “Ëndërr luleshtrydhesh” i cili është transmetuar në Tring. Në serialin “Një puthje në errësirë” Özdemir është protagoniste dhe aktron krah aktorit Can Yaman. Nuk ishin të pakta aludimet për një lidhje të re midis dy aktorëvem megjithatë, mbeten në kuadrin e thashemeve pasi Can dhe Demet i kanë mohuar këto zëra


Të gjithë personazhet e "Një puthje në errësirë"

Öznur Serçeler ka lindur më 1 janar 1987 në Kayseri, ...më shumë

Demet Özdemir lindi më 26 shkurt 1992. Ajo është aktore ...më shumë

Can Yaman ka lindur më 8 nëntor 1989 në Stamboll. ...më shumë