Nusja nga Stambolli - Asli Enver

Asli Enver ka lindur në Londer  më 10 maj 1984 dhe ka jetuar atje deri 12 vjeç. Babai i saj është nga Qipro turke, emigrant në Britani ku dhe u takua me nënën e aktores, e cila është nga Turqia por ishte vendosur në Londër për studime.

Asli ka studiuar për aktrim. Mini rolin e saj të parë e pati në filmin “Uzay sitkomu”. Më pas u bë pjesë e serialit “Hayat bilgisi”, ndërsa në “Kavak yeller” ju besua roli kryesor për 5 sezone, dhe ja doli me sukses.  Asli ka vijuar me projekte të tjera në karrierën e saj si aktore, duke qenë pjesë e serialeve “Suskunlar”, “Kayip” apo “Dielli i dimrit”.

Seriali i fundit në të cilin është angazhuar aktorja është “Nusja nga Stambolli”, ku interpreton krah aktorit Ozcan Deniz. Enver  nuk është vetëm një aktore e shkëlqyer, por edhe një këngëtare me zë të mrekullueshëm . Që në moshë të vogel ajo ka konkuruar në një kompeticion muzikor në  Londer ku edhe ka dalë fituese.


Të gjithë personazhet e "Nusja nga Stambolli"

Salih Bademci ka lindur më 15 Gusht 1984 në Izmir ...më shumë

Fatma İpek Bilgin ka lindur në 24 Mars në 1956 ...më shumë

Ozcan Deniz është një tjetër emër mjaft i njohur në ...më shumë

Asli Enver ka lindur në Londer  më 10 maj 1984 ...më shumë