Për vajzat e mia - Fikret Kuskan

Ka lindur në  22 Prill të vitit 1965 në Stamboll. Babai i tij ka emigruar nga Shqipëria dhe aktori kaloi të gjithë fëmijërinë e tij në Istinye. Pas vdekjes së të atit aktori u detyrua të braktiste shkollën dhe u zhvendos të jetonte në Tokat për 3 vite. Ai u rikthye sërisht në Stamboll për të vazhduar studimet e tij të shkollës së  mesme ku filloi dhe interesin e tij për teatrin. Pas diplomimit të tij Fikret themeloi së bashku me miqtë e tij më të mirë një studio fotografie por pasioni për teatrin nuk rreshti së qenuri një prioritet për të. Ai filloi studimet për karrierën e tij në Istanbul University State Conservatory. Debutimin e tij të parë aktori i mirënjohur e kishte në filmin Sis në rolin e Muratit. Aktori numëron me dhjetra seriale. Disa prej tyre janë: Cemberimde Gul Oya në rolin e  Kahraman, Hanimin Ciftligi, Hayat Devam Ediyor, Yasak, Zalim Istanbul

Ju do ta ndiqni në serialin “Për vajzat e mia” nga e hëna në të premte, ora 18:45 në Kanal D Drama!


Të gjithë personazhet e "Për vajzat e mia"

Tuvana Türkay ka lindur më 3 Tetor 1990 në Stamboll ...më shumë

Ka lindur në  22 Prill të vitit 1965 në Stamboll. ...më shumë

Elifcan Ongurlar ka lindur më 7 qershor 1993 në Izmir. ...më shumë

Serdar Özer ka lindur më 21 janar 1980 në Stamboll ...më shumë