Për vajzat e mia - Serdar Özer

Serdar Özer ka lindur më 21 janar 1980 në Stamboll të Turqisë. Ai është një aktor turk i kinemasë dhe serialeve televizive. Ka studiuar për menaxhim turizmi-hoteleri në Universitetin Amerikan Girne. Ai e filloi karrierën e tij të aktrimit në vitin 2003 me serialin Hekimoğlu. Më pas, ai mori pjesë në serialet televizive Gratë e vogla, Eklipsi i Hënës, Dollapi i gjyshit dhe Komandanti. Në vitin 2014 ka luajtur personazhin e Maksut në serialin “Dita kur u shkruajt fati im”. Menjëherë pas përfundimit të serialit “Bana Sevmeyi Anlat”, në të cilin luajti në vitin 2017, ai u përfshi në serialin Cesur ve Güzel me personazhin e prokurorit Serhat. Gjithashtu njihet edhe për rolin e Xhihan në Rejan.

Ju do ta ndiqni në serialin “Për vajzat e mia” nga e hëna në të premte, ora 18:45 në Kanal D Drama!


Të gjithë personazhet e "Për vajzat e mia"

Tuvana Türkay ka lindur më 3 Tetor 1990 në Stamboll ...më shumë

Ka lindur në  22 Prill të vitit 1965 në Stamboll. ...më shumë

Elifcan Ongurlar ka lindur më 7 qershor 1993 në Izmir. ...më shumë

Serdar Özer ka lindur më 21 janar 1980 në Stamboll ...më shumë