Perla e zezë - Tolgahan Sayisman

Tolgahan Sayışman ka lindur më 17 dhjetor 1981. Është model dhe aktor në televizion dhe kinema.  Ka studiuar në gjimnazin Kadıköy İntaş dhe është diplomuar në universitetin Doğuş për biznes. Në 2005 ka përfaqësuar Turqinë në konkursin botëror ‘Manhunt International’ të zhvilluar në Korenë e Jugut, ku u zgjodh i pari. Ka marrë për një kohë të gjatë leksione aktrimi nga Ekoldrama dhe Ayla Algan. Më pas ka luajtur në filmin ‘Zemrat e burgosura’. Ka performuar shumë mirë në konkursin ‘Top Model’ dhe më pas ka luajtur në filmat ‘Maçot’, ‘Dixhle’, ‘Të gjithë një’ dhe ‘Shtriga’. Më 24 tetor, ka ndarë rolin kryesor me Fahrie Evxhen në filmin kinematografik, ‘Dashuria duhet të mbahet’. Ka vënë në jetë rolin e Mustafait në filmin ‘Lamtumirë rumeli’, i cili ka thyer rekorde në shikueshmëri. Më 6 nëntor, ka luajtur rolin kryesor me Bergyzar Korelin në filmin ‘Dashuria nuk thotë po vij’.

Në filmin për të rinj ‘Era e Plepit’, ka marrë pjesë si aktor dytesor. Ka luajtur rolin kryesor të Xhenarit në telenovelën e FOX TV ‘Epoka e Tulipanëve’, nga shtatori i 2010 deri në vitin 2014. Gjithashtu ka marrë role kryesore në filmat ‘Saadet Işıl Aksoy’, dhe ‘I Syrgjynosur’. Tolgahan njohu sukses të padiskutueshëm me rolin kryesor si Jigit Kozan në serialin “Mos u dorëzo”. Një serial i cili u pëlqye shumë edhe në vendin tonë. Në serialin “Perla e zezë” vjen përsëri si protagonist në rolin e Kenan.


Të gjithë personazhet e "Perla e zezë"

Berk Hakman ka lindur më 14 gusht 1981 në Ankara, ...më shumë

Aktorja e bukur Hande Erçel ka lindur në 1993 në ...më shumë

Tolgahan Sayışman ka lindur më 17 dhjetor 1981. Është model ...më shumë