Rikthimi - Monica Serrano

Ajo është një grua e pjekur dhe me një bukuri të rrallë. Elegante dhe e rafinuar. Një pianiste e suksesshme, e cila pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar duke dhënë koncerte në mbarë botën. Por karriera e saj duket se ka pasur një çmim të shtrenjtë. Kamila, e bija i kundërvihet së ëmës dhe e akuzon se e ka lënë vetëm për një periudhë të gjatë nën kujdesin e dadove. Marrëdhënia e saj me Emilianën, vajzën tjetër është e mrekullueshme, ato e adhurojnë njëra-tjetrën, sepse pas lindjes së saj, Monika nuk bëri të njëjtat gabime si me vajzën e parë. Monika bie në dashuri me Herardon, i cili është 12 vjet më i ri se ajo. Ajo i beson verbërisht, pa e kuptuar se ai dhe mbesa e tij, Elena komplotojnë kundër saj për t’i marrë pasurinë. Pasi Monika vdes dhe shpirti i saj futet në trupin e Adrianës, Monika përballet me një botë të frikshme, në të cilën nuk mbrohet dot. Ajo do të zbulojë tradhtinë e Elenës dhe do të përpiqet të mbrojë të bijat, por edhe të marrë hak ndaj vrasësve të saj.


Të gjithë personazhet e "Rikthimi"

Ajo është një grua e pjekur dhe me një bukuri ...më shumë

Elena është mbesa e Monikës dhe ajo e ka rritur ...më shumë

Herardoja është një mashkull shumë tërheqës, talenti më i madh ...më shumë

Kamila është e bija e Hulianit dhe Monikës. Ajo është ...më shumë

Emiliana Serrano është një vajzë e ëmbël dhe shumë inteligjente. ...më shumë

Adriana është një vajzë e re e cila punon si ...më shumë